Shëndeti

Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Bronshiti kronik kurohet përmes këtyre bimëve medicinale, ja receta që duhet të provoni patjetër në kushte shtëpie

1 Nëntor 2021, 12:50| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 13:01

  • Share

Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” mjeku popullor Ylli Merja tregoi gjithcka që duhet të dini për sëmundjet e mushkërive si bronshiti kronik.

“Bronshiti kronik është inflamacion i rrugëve përcuese të ajrit  nga ambienti i jashtëm nëpërmjet trakes në të dy bronket kryesore në të majtë dhe të djathtë” tha ai.

Fillimisht duhet të kuptoni nëse keni këto simptoma, të cilat ju drejtojnë drejt diagnozës së kësaj sëmundje:

“Po patëm vështirësi në frymëmarrje, po patëm temperaturën, kollën duhet të na shkojë mendja tek një bronkit, e cila duhet të fillojë menjëherë trajtimin. Do fillojë më sekrecione në ngjyrë gri dhe të bardhë, këputje trupore. Një tregues tjetër është matja e oksigjenit tek gishti, ku kufiri i pranueshëm është 93-94 dhe pulsi i zemrës 100” u shpreh ai.

Bimët medicinale dhe çajrat të cilat kurojnë këtë sëmundje sipas mjekut popullor Ylli Merja.

Në përgjithësi çajrat e ngrohta janë të mrekullueshme për këtë problem. Së pari mund të veçonim dafinën, sherebelën, lulja e shtogut, eukalipsi. Dhe mund të përmendim ndër të parat lulen e aguliçes  dhe lulen e thundërmushkës, lehtësojnë shumë funksionin e mushkërisë për tu vetpastruar.

‘Sekreti’ për të pasur efekte të menjëhershme është miksimi I bimëve dhe cajrave të ndryshëm në të njëjtën kohë për të marrë më shumë efekt.

Kokrrat e arrës I cajmë, marrim fletën që mbajnë thelpinjtë qetëson kollën, e përziejmë me cajin e veriut ose të jugut( cajin e malit), cipat e qepës, pak rigon dhe mendër, 3-4 gjethe eukalipsi soe gjethe dafine.  Mund të pihen 2-3 gota caji të ëmbëlsuara me pak mjaltë gjatë ditës, mund të konsumohen dhe 2-3 thelpinj me hudhra.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?