Mjeti i përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme tip ‘Volkswagen’, ka sjellë dyshime të reja që lidheshin me një akt vrasjeje për krim pasioni ose një vrasje mafioze.
Sipas burimeve nga Report Tv, shoferi i mjetit ishte Armando Mici nga Elbasani, 32 vjeç. Policia ka komunikuar me familjarët e tij, por aktualisht Armando Mici nuk gjendet dhe ka telefonin e fikur.
Bëhet me dije se 32 vjeçari Armando Mici është tregtar automjetesh.
Lajmi kryesor:
Tregtari i automjeteve i jep fund jetës në Elbasan, i vë flakën mjetit të tij dhe digjet brenda! Ja kush është viktima (VIDEO)
G.MO//ReportTv.al