Mjeti lundrues që pësoi defekt në Gjirin e Kakomes

Kronikë

Mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në Gjirin e Kakomesë, Kapiteneria e portit Sarandë i vjen në ndihmë një grupi turistësh

26 Gusht, 18:59| Përditesimi: 26 Gusht, 19:05

  • Share

Kapiteneria e Portit Sarandë i ka ardhur në ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.

Pas marrjes së kërkesës për ndihmë në vendin ku ndodheshin turistët, u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.

'Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.

Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta', thuhet në njoftim. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?