Kronikë

Modelet takime speciale në burgje me ‘bosët’ e krimit, nisin verifikimet! Veç rastit të Laert Haxhiut, edhe 2 të tjera në Reç

16 Korrik, 12:44| Përditesimi: 16 Korrik, 22:29

  • Share

Një ‘vizitë’ e pazakontë në burgun e Drenovës ka rikthyer vëmendjen te mënyra se si funksionojnë takimet speciale në burgjet shqiptare. Emri i të dënuarit përjetë, Laert Haxhiu, u lidh disa ditë më parë me një vizitë të një modeleje të njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti, e cila, sipas burimeve, ka zhvilluar një takim në dhomë private me të dënuarin.

Pas këtij takimi, gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit që çuditërisht ishin të gjithë në të njëjtin seksion, u sekuestruan një celular dhe tre aparate të tjerë të futur në mënyrë të paligjshme në ambientet e sigurisë së lartë.

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje që ka alarmuar autoritetet. Të paktën dy episode të tjera të ngjashme, këtë herë të dyshuara në burgun e Reçit, janë objekt verifikimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pas raportimeve në media se dy vajza të njohura të shoëbizit kanë hyrë në ambientet e sigurisë së lartë për takime jashtë protokollit.

Ato nuk figurojnë në librin zyrtar të hyrje-daljeve, por dyshohet se janë prezantuar si bashkëshorte apo të afërme të të dënuarve. Tashmë, verifikimet janë zgjeruar për të identifikuar zyrtarë të përfshirë në shkelje të mundshme të rregullores. Në kuadër të këtij hetimi të brendshëm, janë marrë në shqyrtim edhe kamerat e sigurisë dhe praktikat e ndjekura gjatë regjistrimit të vizitorëve. Sipas rregullores së burgjeve, takimet speciale lejohen vetëm për bashkëshortë apo fëmijë, pas  një kërkese zyrtare të shoqëruar me dokumentacion dhe kontrolli të imtësishëm nga autoritetet. Çdo devijim është shkelje e rëndë e ligjit.

Verifikimet për takimet speciale dhe shkeljet e mundshme janë në vijim, ndërsa priten edhe masa të mundshme disiplinore ndaj zyrtarëve të përfshirë. Ndërkohë prokuroria e Korçës a nisur hetimin për drejtorin e shkarkuar të  burgut të Drenovës dhe shefin e policisë të pezulluar, ndërsa SPAK ka marrë ne duar celularët e gjetur  të Leart Haxhiut dhe të dënuarve të tjerë Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi për të parë komunikimet e tyre. 

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zyrtarizuar emërimet e reja në dy institucione të rëndësishme.  Në Burgun e Peqinit, Altin Ago emërohet drejtor, pas dorëheqjes së Florenc Dokës. Ndërsa në Elbasan, drejtimin e merr Qazim Hoxha.

Ora 22:25
Avokati i Laert Haxhisë mohon lajmet për takimet e tij me modelen në qeli: Çështja është në hetim nga Prokuroria e Korçës

1751199290_laerthaxhiu.jpg

Avokati mbrojtës i të dënuarit Laert Haxhia, Detar Hysi, ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me lajmet e fundit që qarkullojnë në media për takime speciale të klientit të tij në burgun e Drenovës, me modelen, Ziza Pajaziti.

“Si mbrojtës ligjor i të dënuarit Laert Haxhia, dua të sqaroj opinionin publik se lajmi për takime me persona të paautorizuar është i pavërtetë. Ky i dënuar nuk ka kryer asnjë veprim të tillë,” thuhet në deklaratën e avokatit.

Avokati Hysi thekson gjithashtu se kjo çështje aktualisht është në hetim nga Prokuroria e Korçës dhe shpreh besimin se e vërteta do të dalë në dritë përmes rrugës ligjore.

Në media kanë qarkulluar lajme se Laert Haxhia ka zhvilluar një takim "special" brenda burgut të Drenovës me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti. Ky takim sipas raportimeve në media, u zhvillua përmes mashtrimit pasi modelja do takonte një të dënuar tjetër, por në këtë takim ishte Laert Haxhiu.

Objekt verifikimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë edhe dy raste të tjera pas raportimeve në media se dy vajza të njohura të shoëbizit kanë hyrë në ambientet e sigurisë së lartë për takime jashtë protokollit në burgun e Reçit.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 16/07/2025 14:18

    Burgje demokracije iku koha e PPSH

    Përgjigju
  • Or tej: 16/07/2025 14:05

    Rrasi gerneten or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Qytetari: 16/07/2025 13:41

    Rike Roci & Adrola Dushi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?