Modelja Mahbuba Mammadzada

VIP & Spektakël
Lifestyle

Modelja e njohur nxjerr në shitje virgjërinë: Dua të blej një shtëpi për nënën time (Foto)

24 Gusht 2018, 12:26| Përditesimi: 25 Gusht 2018, 09:37

  • Share

Shitja e virgjërisë nëpërmjet sajteve online është bërë e modës tashmë. Mjafton të mos kesh kryer marrëdhënie, të jesh simpatike, të hapësh një profil tëndin në njërën prej faqeve të shumta të cilat ofrojnë këto lloj shërbimesh dhe i vë një çmim vetes. Nuk të mbetet gjë tjetër veçse të presësh të të vijë oferta më e mirë e mundshme dhe me ato para të realizosh qëllimet e tua.

Të njëtën gjë ka bërë edhe modelja e famshme nga Azerbajxhani. 23-vjeçarja Mahbuba Mammadzada ka pushtuar rrjetet sociale pasi nxori në shitje virgjërinë e saj. Mammadzada  e bëri këtë veprim me anë të agjencisë “Cindrella”, ku femrat e reja ofrojnë trupin e tyre për klientë të pasur, shpesh të moshuar.

Mahbuba Mammadzada

Modelja thotë se paratë i duhen për të blerë një shtëpi për nënën e saj, si dhe të financojë studimet jashtë vendit.

“Nëna ime ka bërë gjithçka për mua, tani është radha ime. Unë dua që ajo të jetë e lumtur dhe krenare për mua. Shpresoj që të paktën të fitoj 100 mijë euro,”- mësohet të ketë thënë Mahbuba.

Mahbuba Mammadzada

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?