Federica Mogherini gjatë takimit në Vjenë

Kosova & Rajoni

Mogherini: Mbështesim çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, kusht përputhja me të drejtat ndërkombëtare

31 Gusht 2018, 16:14| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 16:25

  • Share

Në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian ka marrë pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në fjalën e saj, Mogherini u shpreh se ajo do të mbështeste shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Cilido që të jetë rezultati i dakorduar në mënyrë reciproke, do ta ketë mbështetjen tonë, me kusht që ai të jetë në përputhje me të drejtat ndërkombëtare dhe nëse dy vendet shmangin çdo përpjekje për të krijuar shtete etnikisht homogjene.

Teza e presidentit Hashim Thaçi ka shkaktuar mjaft polemika në politikën shqiptare, atë të Kosovës dhe Serbisë. Teksa në Kosovë dhe në Shqipëri palët janë kundër një shkëmbimi territoresh, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duket se bie dakord me një marrëveshje të tillë.  

Me kushtin se nëse dy vendet bien dakord, 'ok' e tyre e japin edhe SHBA-të.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?