Moli i skafeve turistike në Porto Palermo të Himarës, 14 mjete lundruese mbahen të bllokuara  nga Policia Kufitare

6 Gusht 2022, 11:57| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 12:30

  • Share

Ky është moli i skafeve turistike në Porto Palermo të Himarës. Pamjet janë xhiruar nga Report Tv paraditen e kësaj të shtune.  14 mjete lundruese mbahen të bllokuara nga Policia Kufitare.

Në pamje shohim skafe, gomone dhe 6 jet ski.

Burime nga policia thanë se janë ndaluar të dalin në det për shkak se kanë mangësi në dokumentacion. Mjetet lundruese janë private por dhe të agjencive turistike.

Operacioni i Policisë Kufitare pas aksidentit tragjik të Himarës.

Pikërisht nga ky mol ishte nisur me gomone oficeri Arjan Tase, i cili goditipër vdekje 7-vjecaren Jonada Avida në plazhin e Potamit mesditën e 2 Gushtit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 2 gusht në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia. Tase mori masën e sigurisë për akuzën "vrasje me dashje".

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?