Banorë të fshatit turistik kanë hedhur molotov afër grupit të IKMT dhe policisë, duke bërë që forcat speciale të shtojnë vigjilencën duke nxjerrë armët.
Në videot e siguruara nga vendngjarja, tregojnë momentin kur efektivi i policisë shënjestron me AK-47, autorin e hedhjes së molotovit, i cili duket i fshehur në masivin pyjor.
Report Tv ka siguruar pamjet nga rrugëtimi i 3 fugonave të FNSH-së drejt Thethit.
Lajmi kryesor:
Aksioni për ndërtimet pa leje në Theth, hidhet molotov drejt urës e fadromës së IKMT! Policia nxjerr kallashin, shkon dhe FNSH (VIDEO)
K.M/ReportTv.al