Bota

Momente horror nga vrasja me gurë dhe përdhunimi i aktivistes kurde Hevrin Khalaf, simbol i luftës për bashkëjetesë paqësore

14 Tetor 2019, 15:21| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 16:55

  • Share

Momente horror nga vrasja e Hevrin Khalaf, 35-vjeçares kurde, Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Ardhmërisë Siriane që gjithashtu luftoi për bashkëjetesë paqësore midis kurdëve, të krishterëve-sirianë dhe arabëve, e përdhunuar dhe vrarë dje.

Vdekja e saj në një rrugë ndërmjet  Hasakah dhe Qamishli qe një provë mizore e destabilizimit të rajonit që tani është në prag kolapsi.

Khalafin, një grua e fortë, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave civile, e përkushtuar për mbrojtjen e më të dobtëve, e njihnin të gjithë në Qamishli, Kobane dhe Raqqa.

Mediat sociale lokale zbuluan detaje të frikshme rreth vdekjes së politikanes.

Sipas disave duket se ka qenë viktimë e një prite të planifikuar mirë. Hevrin ishte nisur të merrte pjesë në një takim në Hasakah me disa aktivistë nga partia e re, ku ishte sekretare e përgjithshme, “Partia Siriane e Ardhmërisë”.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?