Joan Pelushi me familjarët

Sociale

FOTOT/ Momente nga fronëzimi i Fortlumturisë Joan, merr vëmendje dhe fotoja e kryepeshkopit me familjarët

29 Mars, 21:29| Përditesimi: 29 Mars, 22:07

  • Share

1743280263_joanpelushi.jpg

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka ndarë një fotogaleri nga momentet e ceremonisë së fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushi. Në albumin e ceremonisë në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ bie në sy edhe fotoja e Kryepeshkopit me familjarët e tij, motrën, nipërit, mbesat dhe lidhjet fisnore.

Nga ana tjetër, në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë personalitete të larta, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, klerikë, drejtues të komuniteteve fetare, politikanë, akademikë dhe ambasadorë.

Gjithashtu, në ceremoni morën pjesë edhe qindra besimtarë shqiptarë brenda dhe nga jashtë vendit.


Lajmi kryesor:

Fronëzohet Kryepeshkopi Joan: Do forcoj unitetin e Kishës, mos braktisini vendin! Të pranishëm qindra besimtarë e krerët e shtetit! Greqia sjell 2 ministra (VIDEO)


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?