Sport

Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë (VIDEO)

19 Janar, 22:37| Përditesimi: 19 Janar, 23:04

  • Share

ELBASAN - Dinamo fitoi 3-1 kundër AF Elbasanit në "Elbasan Arena" për javën e 21-të në Superligës. Gjatë pjesës së dytë nuk munguan tensionet mes dy tifozerive, teksa pati sende të hedhura në drejtim të njëri-tjetrit dhe stola të thyer.

Policia ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt, ndërkohë që raportohet edhe për një tifoz të lënduar. Policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në përplasjet e dhunshme në stadium. Kaosi mes tifozëve nisi në pjesën e dytë pas golit të dytë të shënuar nga Dinamo.

Ndryshe nga çfarë është shkruar deri më tani nga mediat, burime në klubin e Dinamos, thonë se nuk ka asnjë zyrtar të klubit të përfshirë në këtë sherr, por ka qenë një i afërm i presidentit Bardhi, i cili është përfshirë në sherrin mes tifozerive dhe ka marrë lëndime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?