Superliga shqiptare e futbollit mbylli raundin e 21-të. Këtë të diel te fitoret në udhëtim dolën Vllaznia dhe Partizani, ndërsa Dinamo fitoi si vendase. Kjo ka bërë që të treja ekipet të jenë bashkëkryesuese të Superligës me 37 pikë.
Në stadiumin e Korçës vendasit e Skënderbeut u mposhtën 0-4 nga Vllaznia. Shkodranët iu falën formës së mirë të sulmuesit Bekim Balaj i cili realizoi tre gola në të ftohtin e juglindjes. Ish-sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi gjithçka pas 25 minutave lojë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa dyfishoi në të 62 minutë. Më pas ishte radha e Esat Malës për golin e tretë, para se Balaj në shtesë të "vuloste" ndeshjen në 0-4.
Në "Niko Dovana" të Durrësit ishin miqtë e Partizanit që buzëqeshën dhe fituan 0-2 kundër Teutës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa "Demat" e kishin ruajtur sulmin për në fraksionin e dytë. Janjeva zhbllokoi ndeshjen në minutën e 46-të dhe "arkivoi" pikët për të kuqtë afrimi i janarit, Podstrelov, i cili 13 minuta nga fundi i ndeshjes tundi rrjetën.
Në "Elbasan Arena" Dinamo e cila luante si 'vendase' mposhti 3-1 AF Elbasanin në një ndeshje me raste, gola dhe emocione. Me këtë tri pikësh ekipi i Ilir Dajës bën që Superliga të kryesohet nga tre skuadra. Për "Nëndetësen" golat u shënuan nga Lulaj (autogol) dhe Zabërgja e Itodo. Përkohësisht te AF Elbasani shkurtoi Blaise Tsague.
Partizani, Dinamo dhe Vllaznia ndajnë kreun me 37 pikë, ndjekur nga Egnatia e cila kompleton zonën "Final 4". Në fundin e ftohtë Laçi, Tirana dhe Skënderbeu.
Superliga, raundi 21:
E shtunë, 18 janar 2025
13:30 Laçi 0-3 Bylis
16:30 Tirana 0-4 Egnatia
E diel, 19 janar 2025
Skënderbeu 0-4 Vllaznia
Teuta 0-2 Partizani
19:30 Dinamo 3-1 AF Elbasani
Renditja:
Komente
