Bota

VIDEO/ Rubio ndërpret Trump, i përshpërit në vesh se Izraeli dhe Hamasi janë pranë dakordësisë për fazën e parë të planit të paqes

9 Tetor, 14:21| Përditesimi: 9 Tetor, 14:28

  • Share

Ky është momenti ku Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i komunikon live Donald Trump për lajmet e mira nga Lindja e Mesme. Në fillim, Rubio i jep një letër presidentit të SHBA i cili ndodhej në një konferencë dhe më pas i afrohet duke i pëshpëritur në vesh se Izraeli dhe Hamasi janë pranë një marrëveshjeje.

“Sapo m’u dha një shënim nga Sekretarit i Shtetit, që thotë se jemi shumë pranë një marrëveshjeje në Lindjen e Mesme. Dhe do të kenë nevojë për mua shumë shpejt, kështu që do t’iu përgjigjem edhe pak pyetjeve.”, tha Trump.

“Shumë afër. Na duhet që ju të miratoni një postim në Truth Social së shpejti, në mënyrë që të mund të njoftoni marrëveshjen i pari.”, thuhej në shënim.

Më pas, në një postim në Truth Social, Trump njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin nënshkruar fazën e parë të planit të tij të paqes. Faza e parë e marrëveshjes përfshin shkëmbimin e të gjithë pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë si dhe një armëpushim, që do të hyjë në fuqi sapo të miratohet nga qeveria e Izraelit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?