Monika Kryemadhi në ndjekje të gjurmëve të bashkëshortit të saj, me të cilin është në proces divorci në Gjykatë.
Deputetja e Partisë së Lirisë, duket se dy ditë pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianji me 1 vit burgim për “kallëzim të rremë” në dosjen "Babale", të cilin e mori në mbrojtje më 26 Shtator pas vendimit të Apelit, duke e cilësuar dënim politik, i ka hyrë palestrës.
Në një foto të publikuar në Instagram, ajo është shfaqur në palestër së bashku me të bijën, Borën.
“Një nga momentet më të mëdha në jetë është të kuptosh se dy javë më parë trupi yt nuk mund të bënte atë që sapo bëri”, ka shkruar Kryemadhi, e pashqetësuar për zhvillimet e fundit në politikë.
Monika Kryemadhi ka zgjedhur të fokusohet tek palestra, teksa javën tjetër, më 6 Tetor, Partia Demokratike ka lajmëruar edhe protestën kombëtare, si reagim për dënimin e Salianjit, teksa akuzon qeverinë.
Në krahun tjetër, Ilir Meta shfaqet më shpesh me videot e tij gati të ekzagjëruara në stërvitje intensive në natyrë me “male të larta” dhe “zhytje në ujëra të ftohtë e të freskët”, ose në palestër.
Po kur kerkonte kjo ne emer te popullit te drejtat e shqiptareve,e rrente rinin e LSI tu i qu me ba plazh ne JALE e tu bertit neper televizione te ndryshme shikjoni qa bajm na per rinine,kulmi me te ba me vjell.Ne jale çadra kampingu per apostafat per sex.
PërgjigjuImagjinoni që niveli i këtyre ka drejtuar vendin?!!!Ordiner të mirëfilltë...
PërgjigjuKane dal plakat ne leme qaj neno qaj moj nene hahahahah
Përgjigju