Sarandë/ Pjesë e grupit të montimit të minave me telekomandë, arrestohet 26-vjeçari! Një ditë më parë u sekuestruan 5 kallëpe tritoli

19 Shkurt, 14:37| Përditesimi: 19 Shkurt, 14:54

  • Share

SARANDË- Klinton Çuçi është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi u shpall në kërkim një ditë më parë, ku u arrestuan dy vëllezërit Ogiçi, në banesën e të cilëve u gjetën 5 kallëpe tritoli.

26-vjeçari, dyshohet se në bashkëpunim me vëllezërit Haredin dhe Huso Ogiçi, montonin mina me telekomandë me qëllim shitjen e tyre për grupet kriminale.  

Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacioni 'Knock Out 5' në Sarandë. Një ditë më parë në banesën e dy vëllezërve, u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak. 

Operacioni i koduar 'Knock Out 5' vjen pas operacionit të zhvilluar në Vlorë ditë më parë, ku u arrestua Gjergji Dervishaj pasi në objektin që kishte në pronësi të cilin e përdorte për shitjen e rrobave, u gjetën mina me telekomandë, armë kallashnikov dhe municion luftarak të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?