4 persona janë arrestuar në Elbasan pasi i hoqën lirinë një 17-vjeçari, duke e mbajtur për disa minuta peng në automjet.
“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20, salla operative e DVP Elbasan ka marrë njoftim për një konflikt mes disa adoleshentëve, në afërsi të pallatit të sportit. Sipas njoftimit disa nga personat e përfshirë në konflikt kishin marrë në automjet, pa dëshirën e tij, një person tjetër të përshirë në konflikt.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale kanë bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përshirë në konflikt.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
D. B., 20 vjeç, F. G., 19 vjeç, B. Q. 22 vjeç dhe E. G., 20 vjeç, banues në Elbasan.
Këta shtetas, pas një konflikti fizik për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur me forcë në automjet, për disa minuta, një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", e kryer në bashkëpunim”, ka njoftuar policia.
Lajmi kryesor:
Morën peng një 17-vjeçar pas një sherri, prangosen 4 persona në Elbasan (EMRAT)
K.T.//ReportTv.al