Zbuluan lidhjen intime të vajzës së tyre që ishte e martuar, lihen në burg familjarët që morën peng të dashurin në Sarandë

23 Janar 2023, 14:58| Përditesimi: 23 Janar 2023, 16:25

  • Share

Alferd Ndoj 44-vjeç, dy djemtë e tij Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj si dhë vëllai i tij Pjetër Ndoj janë lënë në burg nga gjykata e Sarandës, pasi dyshohet se përplasën me makinë dhe morën peng duke e dhunuar e më pas lënë pa ndjenja në mes të rrugës Gentian Omerin. Në kërkim për ngjarjen është edhe vëllai i Pjetrit dhe Astritit, Alfred Ndoj, 39 vjeç.

Sipas avokatit mbrojtës, të arrestuarit nuk kanë patur pretendime dhe nuk kanë kundërshtuar kërkesën e prokurorit për arrest. Të burgosurit do të transferohen drejt burgut të Bënçës pas mbylljes së paraburgimit në Sarandë.

Si ndodhi ngjarja?
Ngacmimi dhe lidhja intime me një grua të martuar dyshohet se u bë shkak për marrjen peng dhe ushtrimin e dhunës për 3 orë ndaj 39-vjeçarit Gentian Omeri. Rreth orës 01:00 të mesnatës së 19 janarit u sulmua me makinë teksa po udhëtonte nga Konispoli drejt Tiranës. Ishte Astrit Ndoj bashkë me 2 vëllezërit e me 2 djemtë e tij që morën peng Gentian Omerin, i cili dyshohet se i ngacmonte të bijën dhe kishte krijuar lidhje jashtëmartesore me të. Ajo nuk ia ka dalë ta fshehë aq mirë historinë që kishte nisur me Omerin pasi ishte zbuluar nga babai, dy vëllezërit dhe 2 xhaxhallarët, njëri prej të cilëve ( Alfred Ndoj) është në kërkim ndërsa të tjerët u arrestuan.

Mesnatën e 19 janarit, Astrit Ndoj i përplasi makinën Gentian Omerit që ta nxirrte nga rruga dhe ta merrte peng ndërsa shoqërohej nga Pjetër Ndoj, Aleksandër Ndoj, Anton Ndoj dhe Alfred Ndoj. Mjeti i Omerit përfundoi në kanal ndërsa 5 të afërmit e nxorën me forcë dhe e futën me dhunë në bagazhin e makinës me të cilën po lëviznin. Destinacioni ku kishin planifikuar ta çonin ishte fshati Xarë, ku e plagosën rëndë për ngacmimin ndaj gruas së martuar dhe e lanë pa ndjenja në rrugë me dhëmbë dhe gishtërinj të thyer.

Ishte një telefonatë në polici që bëri të mundur vënien në lëvizje të forcave blu, të cilët gjetnë në rrugë 39-vjecarin dhe e dërguan me urgjencë në spitalin e Sarandës për trajtim mjekësor. 3 orë më vonë u bë lokalizimi në fshatin Shëndelli dhe prangosja e 4 autorëve të dyshuar, të cilët nuk i rezistuan arrestimit por ngritën duart lart sapo panë forcat blu. Operacioni u zhvillua nga Forca Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe FNSH, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës.    

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxx: 23/01/2023 23:10

    U preken nderin hahaha

    Përgjigju
    • yyy: 04/02/2023 01:04

      ke ndonj hall ti lali

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?