Gjykata e Sarandës liron 5 anëtaret e ekuipazhit të anijes “Rozafa”.
Për shtetasit Andon Nako, Mohamed Elshamy, Samir Ghonim, Abdou Elzantaëy dhe Ibrahim Aboushahin, Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim dalje jashtë vendit”.
Anëtarët e ekuipazhit të anijes 'Rozafa' u arrestuan nga policia e Vlorës, pasi vodhën me një anije peshkimi, një mjet lundrues tip veliere që ishte vendosur në sekuestro në muajin qershor të këtij viti.
Anija velierë 15 metra e gjatë me mbishkrimim ‘Bavaria 50’, u gjet në qershor në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë në Itali, nga anija e peshkimit "Rozafa", ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.
Sipas ligjit ndërkombëtare, në raste të tilla, kur një velierë gjendet e braktisur, ajo bëhet pronë e atij që e ka gjetur.
Në lidhje me ngjarje reagoi dhe biznesmeni Gjergj Luca, i cili tha se ka një keqkuptim pasi sipas të drejtës ndërkombëtare, ajo velierë është pronë e kompanisë Rozafa. Sipas Lucës, Rozafa dhe gjithë menaxhmenti e punonjësit e saj janë e do të jenë në respekt të ligjit pavarësisht se cila parti është në pushtet.
Ky shtet kontrollohet nga mafia dhe eshte ne zgrip te renies nese SPAK nuk godet krimin ne kupolën e shtetit shqiptar...TRIADËN SALEH-OLSI-LIKE.
Përgjigju