Foto ilustruese nga Vlora

Mori kredi në emër të dikujt tjetër me dokumente false, nën hetim 37-vjeçarja në Vlorë! Pranga 45-vjeçarit që dhunoi të bijën e mitur

25 Shkurt 2022, 12:44| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 12:50

  • Share

Policia e Vlorës ka arrestuar një person ndërsa dy të tjerë janë në hetim kurse një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga ka rënë një 45-vjeçar me inicialet B.T., i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vazjës së tij të mitur. 

Policia bën me dije se J.S., është nën hetim pasi akuzohet se me anë të dokumenteve false, ka marrë kredi në emër të Sh.J. Sakaq, P.H., 37 vjeç është nën hetim pasi ka djegur një sipërfaqe me shkurre e ferra.

Sipas bluve të Vlorës, kanë shpallur në kërkim 40-vjeçarin me inicialet V.Dh., i cili akuzohet se ka goditur me sende të forta një persona, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale "Mashtrimi në kredi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve", shtetasen J. S., banuese në Vlorë, sepse ka bërë kallëzim shtetasja Sh. J., banuese në lagjen "Partizani", Vlorë, se shtetasja J. S., me anë të mashtrimit dhe dokumenteve false, ka marrë një kredi në emër të saj. 
 
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 45 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.  

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", shtetasin P. H., 37 vjeç, banues në fshatin Adhrasovë, Finiq, sepse ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra, në fshatin Adhrasovë.  

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë shpallën në kërkim për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", shtetasin V. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, Delvinë, sepse për shkak të një konflikti pronësie, ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin K. H., 51 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, Delvinë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?