Sazan Guri ka reaguar pas përfundimit të numërimit për ‘Primaret’ e Rithemelimit në Berat, ku edhe kishte kandiduar duke marrë në total 32 vota nga 642 të mundshmet.
Nëpërmjet një reagimi në facebook, Guri hodhi akuza për manipulim të procesit të votimit, duke shtuar se kishte pasur simpatizantë të kandidatit votues të shtuar me porosi në lista. Ai tha se nuk kishte caktuar vëhgues sepse nuk e kuptonte sesi mund të ndodhnin vjedhje brenda llojit.
“Nuk vura vezhgues sicc më kerkuan se nuk e kuptoja dot të vidhesh vota brenda llojit. As nuk ndenjta deri ne fund, se kur delnin pas votimit më thoshin ‘profesor i madh’ dhe të shkretët i tradhëtonte fytyra, zëri, mbi të gjitha sytë që i hiqnin shpejt nga shikimi dhe pashe cc’pashë ika nga mesdita. duke mos iu dhënë dorën atyre qe nuk e meritonin dhe pas disa oresh me thane rezultatin: une, nga 610 persona që votuan prej 2400 antarëve të PD që ishin shtuar me 500 simpatizant të kandidatit me porosi deri ne 2900 votues, fitova 30 kalorës, ose trima që s’pyetën për presion, ose luftëtarë që vranë frikën vetëm në një qytet. Mos harroni se nuk ishin as 30 rilindasit tanë me dy milion banorë në 1870-1912 ne gjithë trevat në shqiptare, kështu që jemi mirë boll”- shkruan Guri në reagimin e bërë.
Lajmi kryesor:
'Rithemelimi' mban primaret! Dorëhiqen 8 kandidatë, akuza për manipulime të procesit! Berisha: Largimet, shprehje e lirisë
B.V/ReportTv.al