'Mos e prekni Shushicën, mbrohet me ligj', banorët e Lumit të Vlorës thirrje Qeverisë: Anuloni projektin e ujësjellësit të Himarës

4 Maj, 16:34| Përditesimi: 4 Maj, 16:57

  • Share

Me pankarta në duar “mos e prekni Shushicën, mbrohet me ligj”, banorët e disa fshatrave që shtrihen përgjatë Luginës së Lumit të Vlorës dolën sërish në protestë. Për sa minuta ata mbajtën të bllokuar rrugën nacionale.

Banorët rishtazi kundërshtojnë ndërtimi e ujësjellësit të Himarës, depot e së cilit po ndërtohen pikërisht në vendin ku buron Shushica.

Mbështetur dhe nga organizatat e mjedisit, banorët thanë se ky ujësjellës do shterrojë lumin, do thajë tokat bujqësore si dhe do sjellë dëme në ekosistem, pasi Shushica është degë e Lumit Vjosë,  Park Kombëtar. Thirrjet e banorëve u drejtohen Qeverisë dhe Bankës Gjermane për Zhvillim që ka financuar këtë projekt.

Punimet për Ujësjellësin e Himarës kanë nisur një vit më parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e Programit të Rehabilitimit të Ujësjellësve në Jug, me vlerë 44 milionë euro. Aktualisht po shtrohen tubat nga Lëpushka – burimi kryesor i Shushicës, drejt qytetit të Himarës dhe fshatrave të tjerë të vijës bregdetare.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?