Mos konsumoni këto ushqime para se të flini, mund t’iu shkaktojnë pagjumësi

6 Mars, 17:58| Përditesimi: 6 Mars, 18:00

  • Share

Të bësh një gjumë të mirë çdo natë është një nga gjërat që mund të thuhet më lehtë sesa të bëhet. Sipas NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli), rreth një në tre britanikë përjetojnë probleme me gjumin në një moment të jetës së tyre.

Ka një sërë faktorësh që shkaktojnë pagjumësi, si stresi, ankthi, zhurma, alkoolin apo puna me turne.

Megjithatë, edhe problemet shëndetësore si sëmundja e Alzheimerit dhe shqetësimet nga tiroidet gjithashtu shkaktojnë pagjumësi.

Nëse humbisni pak orë gjumë nuk ka ndonjë gjë për t'u shqetësuar,  por nëse kjo ndodh rregullisht mund të fillojë të ndikojë në shëndetin tuaj.

Obeziteti, diabeti, goditjet në tru dhe presioni i lartë i gjakut janë të lidhura me pagjumësinë.

Në një intervistë për Huffpost , ekspertët mjekësorë thanë se ekzistojnë pesë lloje ushqimesh dhe pijesh që duhet t'i shmangim nëse duam të bëjmë një gjumë më të mirë gjatë natës. Këto ushqime rrisin aciditetin në stomak që sjell edhe pagjumësi.

Ushqime pikante

Pica

Hamburgerët

Qumështi

Mente

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?