8 marsi, simbol i protestës së grave në Nju Jork mbi një shekull më parë, për kushte më të mira në punë dhe të drejtë vote, në Shqipëri shumë pak përkujtohet për domethënien reale të tij. Vetëm një grup qytetarësh, aktivistë të së drejtave të njeriut, dhe përfaqësues të komunitetit LGBTI i qëndruan simbolikës së protestës në një marshim para kryeministrisë për liri e barazi.
Panorama tjetër e Tiranës, ishte festive, me vajza e gra me lule në duar, e duke u përgatitur për të kaluar një fundjavë në restorante apo blerje bizhuterish e produktesh kozmetike.
“Gëzuar 8 marsin për të gjitha gratë. Do të festojmë në ndonjë lokal”, tha një qytetare.
“Do festojmë do gëzojmë, dhe u gëzofshin të gjitha nënat e Shqipërisë. Nënat e Shqipërisë janë nënat më të zgjuara në botë. Këtë trëndafil do t’ia dhuroj motrës është më e mira që ekziston në rruzullin tokësor”, pohon një zonjë.
“I mora një varëse 100 mijë lekë. Ishte viti i fundit i arsimit se del në pension dhe i takonte se ka nxjerrë breza që prej 80-ës. Duhet të jetë ditë feste, kështu është festuar gjithmonë”, shprehet një zotëri.
Të tjera gra ky 8 mars i gjen në punë.
“8 marsin do e festojmë është ditë feste, gjë shumë e bukur. Mbas pune do të shkoj të festoj tek mami ime”, thotë një punonjëse pastrimi e bashkisë.
Por mes dilemës së festës dhe protestës, gjejmë edhe këtë gjyshe.
“Ku të protestojmë, kush po na pyet, a na dëgjon njeri jo. Ne pensionistëve nuk na dëgjojnë fare. Sot s’do bëj asnjë gjë, do të shkoj në shtëpi, do gatuaj si çdo ditë. Dhuratat e shtrenjta për mua janë kot, është kënaqësi edhe kur të thonë gëzuar 8-marsin nuk shikohet vlera”, thotë një pensioniste.
Shumë kanë zgjedhur të festojnë 8 marsin edhe jashtë vendit në ture ditore kryesisht në Ballkan me udhëtimet me autobus, por nuk kanë munguar rezervimet drejt Evropës, ku destinacionet më të kërkuara janë Italia, Greqia, Turqia apo Spanja.
Komente

"Jemi gra te egra"? Po cfare jane keto sllogane qe trembni dynjane. Po kur qenkeni te egra, pastaj cfare kerkoni. Qesharake.
PërgjigjuJeni gra te forte? Per çfar ? Vetem per fjale se per vepra e keni traguardo qe nuk vieni shkoni mbrapa njerezve qe ju kane shkateruar te ardhmen perkrahes te pd .shkollohuni se pune ka plot por ju doni leke qyl .
PërgjigjuAta gra që kan dal protest aty jan gra pa burra. Ju japin mend lgbt si të mdaheni nga burrat
Përgjigju