'Mos prekni me dorë se jam i sëmurë, jam operuar para 4 ditësh'/ Moment i shoqërimit të Eduart Ndocaj në Polici

23 Tetor 2020, 11:20| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 11:22

  • Share

Ky është momenti kur ish- deputeti Eduart Ndocaj shoqëroahet në polici, pasi nuk kishte ftesë për të qenë në aktivitetin e zhvilluar për inaugurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës.

Ndocaj: Mos prek me duar se jam i operuar. Ka dhënë urdhër kryeministri që deputeti që e ka vënë në pushtet të mos jetë i pranishëm, ka vendosur forcat speciale. Ndodh dhe kjo, urdhër nga lart, nga kryeministri që Ndocaj të mos jetë pjesë e ceremonisë. Këto zotërinj po bëjnë detyrën se kanë dhënë urdhër. Ky është eveniment i Fishës, pse s'e lanë Eduart Ndocajn të futet hë kryetar? jam pa ftesë unë, kush tha?

Polici: Kush është pa ftesë ju lutem të largohet, se jemi dhe në kohë pandemie?

Ndocaj: Jam pa ftesë unë? këtu jemi në një vend të lirë. Sekretari i përgjithshëm i demokristiane dhe qytera i lirë. S'ke të drejtë që të më thuash të largohet

Polici: Të lutem largohu se përndryshe do jemi të detyruar që të të marrim forcërisht

Ndocaj: Pa ardh dikush stafi i kryeministrisë që të më thotë largohu, nuk iki. Kam ardhur para 4 ditësh nga Italia ku jam operuar dhe ti s'ke të drejtë të më thuash që do të të marr forcërisht


Lajmi kryesor:

Pa ftuar në përurimin e shtëpisë së Fishtës, shoqërohet ish-deputeti, Ndocaj 4 orë në polici: Mos më prekni me dorë se jam operuar (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?