Përplasja mes kreut të Zyrës Ovale, Donald Trump, në SHBA dhe benjaminit të tij që e ndihmoi të bëhej president, manjatit Elon Musk, ka shkaktuar një ‘tërmet’ tetë ballësh.
Teksa deklaratat dhe akuzat mes tyre nuk kanë munguar që nga dita e djeshme, me ‘replika’të frikshme, nuk munguan të futeshin në mes të këtij sherri edhe ‘carët’ e Kremlinit.
Ai që duket se i hedh ‘benzinë zjarrit’ me një ironi therëse është ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, që ka bërë një postim ‘të nxehtë’ në rrjetin X ditën e sotme (6 qershor).
Teksa tallet me përplasjen Trump-Musk ai shpreh gatishmërinë për të shuar sherrin dhe vendosur paqen mes tyre. Madje tallja shkon aq thellë, sa ai ua përmend emrat vetëm me iniciale.
“Jemi të gatshëm të lehtësojmë përfundimin e një marrëveshjeje paqeje midis D (Donald) dhe E (Elon), kundrejt një tarife të arsyeshme dhe të pranojmë aksionet e Starlink si pagesë. Mos u grindni, djema!”, përfundon postimi i Medvedev në rrjetin social X.
Postimi ironik i Medvedev, në rrjetin X
Komente

Dimitri a ben debat me Ladin.. Ti pret veshet.
Përgjigju