Një përplasje e ashpër në skenën politike amerikane, e cila nisi me deklaratat e Donald Trump-it në Zyrën Ovale dhe u pasua nga reagimet e Elon Musk përmes postimeve në platformën X, ndërsa presidenti amerikan iu kundërpërgjigj në rrjetin Truth.
“Nuk e di nëse do të kemi më një marrëdhënie të mirë”, deklaroi Trump gjatë takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi kritikat e Musk ndaj projektligjit për shkurtimin e shpenzimeve dhe buxhetit të propozuar nga presidenti. Musk reagoi në X duke e akuzuar Trump-in për mosmirënjohje: “Pa mua, do t’i kishte humbur zgjedhjet”.
Pas kësaj përplasjeje, aksionet e Tesla-s ranë në Wall Street me mbi 15%, ndërsa ato të Trump Media and Technology Group Corp humbën 7,3% të vlerës. Më vonë, Musk publikoi në X një sondazh ku pyeste: “A është koha të krijohet një parti e re politike në SHBA që të përfaqësojë vërtet 80% të njerëzve që janë në qendër?”. Vetëm pak minuta më pas, rreth 260 mijë vetë kishin votuar dhe 84% e tyre ishin përgjigjur “po”.
Përplasja vijoi në rrjetin Truth, ku Trump shkroi: “Elon po 'shteronte'. I kërkova të largohej, i hoqa mandatin për makinat elektrike që detyronte të gjithë të blinin makina që askush nuk i donte (dhe ai e dinte prej muajsh që do ta bëja!), dhe ai thjesht çmendet”. Shtoi gjithashtu: “Mënyra më e thjeshtë për të kursyer miliarda e miliarda dollarë nga buxheti ynë është të ndërpriten subvencionet dhe kontratat qeveritare për Elon-in. Më ka habitur gjithmonë që Biden nuk e bëri!”
Më pas, Musk kaloi në tone edhe më të rënda, duke paralajmëruar publikimin e asaj që e quajti “bomba më e madhe”: “Trump është në dosjet e Epstein. Ky është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. E vërteta do të dalë në dritë”.
Gjatë takimit me Merz, Trump kujtoi gjithashtu se kishte refuzuar një kandidat të mbështetur nga Musk për NASA-n dhe tha se ishte i befasuar dhe i zhgënjyer nga kritikat e tij. Ai shtoi se do ta kishte fituar shtetin e Pensilvanisë në zgjedhjet e fundit edhe pa ndihmën e Musk. Më pas, presidenti u ndal te projektligji: “Elon i njihte të gjitha hollësitë e brendshme të ligjit, më mirë se kushdo këtu të pranishëm. I dinte të gjitha, nuk pati asnjë problem, por papritur filloi të ankohej kur kuptoi se do të hiqej detyrimi për makinat elektrike, sepse aty bëhej fjalë për miliarda e miliarda dollarë”.
Ish-këshilltari federal iu përgjigj në kohë reale në X duke shkruar: “Gënjeshtër. Ky projektligj nuk m’u është treguar asnjëherë dhe u miratua në mes të natës, aq shpejt sa që pothuajse askush në Kongres nuk pati kohë ta lexonte”.
Pak më herët, Musk kishte kritikuar sërish projektligjin për shpenzimet e mbështetur nga Trump, duke përdorur madje një postim të vjetër të vetë presidentit amerikan, në të cilin ai shprehej kundër pikërisht asaj që sot e mbështet me të ashtuquajturin "One Big Beautiful Bill".
Ish-këshilltari, që vetëm pak ditë më parë dha dorëheqjen nga drejtimi i Departamentit për Efiçencën Qeveritare (Doge), publikoi në X një deklaratë të Trump-it nga viti 2012: “Asnjë anëtar i Kongresit nuk duhet të rizgjidhet nëse buxheti i vendit tonë nuk është në ekuilibër: deficitët nuk lejohen!”. “Nuk mund të isha më dakord”, komentoi me ironi pronari i Starlink dhe Tesla.
Elon Musk
Kriza mes presidentit Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, deri pak ditë më parë pjesë e administratës së republikanit, po thellohet.
Pasi presidenti republikan tha se ndihet i zhgënjyer nga Musk për kritikat e këtij të fundit lidhur me buxhetin, miliarderi i teknologjisë tha se Trump nuk do t'i kishte fituar zgjedhet pa përkrahjen e tij.
Për më tepër, menjëherë pas këtyre replikave, Musk iu drejtua amerikanëve përmes një sondazhi në rrjetin e tij social "X", duke i pyetur se a duhet që në SHBA të krijohet një parti e re që përfaqëson më mirë interesat e qytetarëve.
"A ka ardhur koha të krijohet një parti e re politike në Amerikë që vërtet përfaqëson shumicën dërrmuese të qytetarëve me qëndrime të moderuara?",- pyet Musk amerikanët.
Is it time to create a new political party in America that actually represents the 80% in the middle?
— Elon Musk (@elonmusk) June 5, 2025
Komente

Dashuri si flake kashte. E.Musk do parti te re. Problemi eshte se te dy jane miliardiere dhe kur perplasen polet e njejta, medoemos do kete edhe shkendija. Ne 2 shekuj e gjysem Amerikanet kane zgjedhur presidente te natyres politike,humane e te tradites, jo biznesmene.
Përgjigju