Elon Musk
Kriza mes presidentit Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, deri pak ditë më parë pjesë e administratës së republikanit, po thellohet.
Pasi presidenti republikan tha se ndihet i zhgënjyer nga Musk për kritikat e këtij të fundit lidhur me buxhetin, miliarderi i teknologjisë tha se Trump nuk do t'i kishte fituar zgjedhet pa përkrahjen e tij.
Për më tepër, menjëherë pas këtyre replikave, Musk iu drejtua amerikanëve përmes një sondazhi në rrjetin e tij social "X", duke i pyetur se a duhet që në SHBA të krijohet një parti e re që përfaqëson më mirë interesat e qytetarëve.
"A ka ardhur koha të krijohet një parti e re politike në Amerikë që vërtet përfaqëson shumicën dërrmuese të qytetarëve me qëndrime të moderuara?",- pyet Musk amerikanët.
Is it time to create a new political party in America that actually represents the 80% in the middle?
— Elon Musk (@elonmusk) June 5, 2025
Lajmi kryesor:
Trump: Musk është i çmendur, duhen ndërprerë kontratat qeveritare me të! Miliarderi: Ai është në dosjet e Epstein! Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet
K.M/ReportTv.al