Mosdeklarimi i pagave, Rama: Bizneset po grabisin pensionistët! Do përballeni me masa administrative e penale

22 Tetor, 11:24| Përditesimi: 22 Tetor, 14:46

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konsultimet me bizneset me një mesazh të qartë, se duhet të marrë fund evazioni fiskal me pagat. Grabitje që i bëhet buxhetit të shtetit, e quan Rama mosdeklarimin real të pagave, duke thënë se kjo mbi të gjitha ndikon në xhepin dhe jetesën e pensionistëve.

“Ne kemi detyrimin si qeveri të bëjmë çmos që jeta e tyre të jetë sa më e qetë, që kushtet e jetës së tyre të përmirësohen sa të jetë e mundur dhe ata që krijojnë punë në këtë vend që janë sipërmarrjet dhe që paguajnë për punën, kamë detyrimin që çdo qindarkë, të çdo pagese, për çdo person që i takon pensionistëve, tu shkojë pensionistëve. Ky është detyrim i çdo kujt që merr një pagë, e ndërkohë që në sektorin publik ky detyrim është i përmbushur se nuk varet nga sjellja e personit që paguhet, po derdhet në arkën e sigurimeve shoqërore. Nuk ndodh e njëjta gjë në sektorin privat”, tha kryeministri Rama.

Për kryeministrin Rama mosdeklarimi real i pagave është një problem i madh që duhet adresuar me urgjencë. E nëse nga bizneset nuk do të ketë reflektim, kreu i qeverisë paralajmëron masa të rënda administratave, por edhe penale.  

“Kemi një problem të madh me deklarimin e pagës reale. Një problem shumë i madh që ne jemi shumë të vendosur ta adresojmë dhe të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë përmirësim të shpejtë dhe një adresim të shpejtë. Besoj se kompanitë nuk do jetë nevoja të vihen në presionin e masave të rënda administrative, dhe me gjasë edhe penale për grabitjen e pensioneve. Kjo është grabitje. Është fjalë shumë e rëndë, është një turp shumë i madh, është një sjellje që ka marrë statusin e vijës së sjelljes në shumë biznese, me një mungesë përgjegjshmërie që jam i sigurt që kur u thua grabitje mund të ndihen të fyer, por kjo është grabitje”, vijoi kryeministri.

Por pavarësisht gjuhës së ashpër, bizneseve u kërkoi bashkëpunim, duke i qetësuar se ndëshkimi për ta, do të vijë vetëm pas një procesi ndërgjegjësimi që të gjithë të futen në hullitë e ligjit.

"Ne nuk do ti pranojmë deklarimet e pagave siç doni ju. Kjo lojë me pagat do të mbarojë, sepse institucionet e të ardhurave nuk do ta pranojnë. Nëse institucionet ndeshen me kokëfortësi, kur të të kthejnë deklaratën dhe të thonë që nuk e ke ka pagën që deklaron. Mosreflektimi i dytë do këtë procese të tjera që nuk janë për mua dhe për qeverinë, por për institucionet dhe organet e drejtësisë", tha Rama. 

Për t’i ndërgjegjësuar, Rama u kujtoi edhe njëherë dëmin e madh që po shkaktojnë.

"Çfarë ndodh nga vjedhja? Ata që nuk paguajnë sigurimet bëjnë dy dëme në një kohë, mbi pensionistët dhe mbi fëmijët e këtij vendi që kanë nevojë për një vend që ka nevojë për më shumë shërbime". vijoi Rama. 

Ndërsa, ultimatumi i Tatimeve për bizneset që të deklarojnë pagat relae përfundoi më 20 tetor, ministri Blendi Gonxhja thotë se masat e tatimeve nuk duhen të jenë e vetmja armë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

“Masat e tatimeve nuk mund të jenë e vetmja armë për të luftuar këtë armë dhe këtë problem të madh që kemi. Ka shumë rëndësi puna me ndërgjegjësimin, që të kuptojmë realisht se çfarë rëndësie kanë këto sjellje, këto veprime dhe aktorët nga të cilat kryhen. Duhet të kemi një angazhim më të madh për të bërë ndërgjegjësim shumë të madh sa i takon këtyre fenomeneve”, tha Gonxhja.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ilir Binaj foli për masa konkrete që do të ndërmerren, që nga ngritja e një taskforce të përbashkët me inspektoratin e punës në rast mosreflektimi nga punëdhënësit.

Qeveria ka premtuar një skemë të re pensionesh, por ende nuk janë bërë me dije detaje se sa mund të jetë rritja që do përfitojnë pensionistët duke nisur nga 2025. Ndërsa bonusi i fundvitit këtë dhjetor pritet të jetë më i madh për pensionistët.

Ora 14:18
Mosdeklarimi i pagave, Rama: Mashtrim, pagë 600 euro në ndërtim nuk ekziston

1729588514_edirama.jpg

Kryeministri Rama paralajmëroi bizneset se nuk do t’ua tolerojë më nëndeklarimin e pagave për punonjësit e tyre, duke e cilësuar këtë fenomen si grabitje ndaj buxhetit të shtetit dhe pensionistëve.

Në një takim me përfaqësues të biznesit, por edhe punonjës, kreu i qeverisë u ndal veçanërisht tek pagat në sektorin e ndërtimit. Rama tha se është mashtrim një pagë 600 euro në këtë sektor, duke thënë se përballen edhe me mungesë punonjësish.

Kreu i qeverisë i paralajmëroi bizneset që të nisin deklarimet reale të pagave ose do përballen me masa të rënda administratave, por edhe penale.  

"Mashtrim që të ketë pagë mesatare në ndërtim 600 euro kjo nuk ekziston. Të thuash që në ndërtim janë pagat 600 euro, kur sot problemi kryesor që kanë është ku ti gjejnë punëtorët që i nevojiten qoftë në numër por edhe për aftësi. Kjo është të tallesh me përbuzje me këtë hall kombëtar. Çështja e sigurimeve shoqërore është çështje sigurie shoqërore, nuk është një çështje thjesht detyrimi formal. Është çështje sigurie shoqërore, dhe nuk është as ndihmë qeveritare, as dhuratë qeveritare, asgjë tjetër veçse një detyrim i drejtpërdrejtë, sistemi i pensioneve nuk është kompani, është një sistem që funksionin si kanal transmetimi i atyre që mblidhen këtej dhe shkojnë menjëherë andej për të paguar pensionet. Po i kthehem asaj që u tha këtu, flasim për një realitet ekonomik ku për shkak se e kemi filluar nga shumë mbrapa, për shkak se kur e nisëm këtë të përpjete, i gjetëm bizneset të rraskapitura nga goditjet, borxhet dhe e gjetëm shtetin të zhytur në një gropë që mund të kthehej në humnerë me 700 e kusur mln euro borxhe, me një kompani, pa llogaritur atë të energjisë elektrike, që vetëm ajo më vete kishte një borxh sa mali i Dajtit dhe ndërtuam një rrugë ku e para synuam që të stabilizojmë sistemin e taksimit e dyta të çlirojmë komplet nga taksimin e biznesit e vogël dhe e treta synuam që pa rritur taksat të zgjerojmë bazën e kontribuuesve. Sot jemi vendi me hapësirën më të madhe të lehtësive për bizneset. S’ka vend në rajon që biznesi i vogël të ketë zero taksë, deri në 140 mijë euro nuk paguan as taksë, ndërkohë që deri në 100 mijë euro xhiro nuk paguan as taksë as TVSH", tha Rama. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kot: 22/10/2024 21:42

    Po pse si merr vet ne pune

    Përgjigju
  • ehuha: 22/10/2024 16:03

    Tamam propagande boshe, e nje rreke fjalesh pa lidhje. boll me keto jargavitje. Asnje biznes ne bote nuk te paguan me deshire taksa e kontribute. Aq me shume, pse duhet te paguajne per nje qeveri qe cdo jave i shperthen nje skandal, e cila eshte plot me hajdute qe vjedhin keto taksa. Mos na dil kaq zemerdhembsur per pensionistet se ja do vijne te tjere ne qeveri dhe eshte problemi i tyre. Keshtu jane bere top qe gjuani nga dekada ne dekade ate grup moshe dhe ju thoni ti ndihmojne kalamajte qe kane jashte e mos qahen se e dini qe marin ndihme nga femijet e tyre. E me pas qahesh per pensionistet ... Para se tu thuash bizneseve te paguajne meru me te gjithe ata qe ke rotull e me korrupsionin qe te eshte ulur kembekryq, reth teje dhe mbi ty e qe shperthen si tualet i bllokuar shpesh here, me shuma te frikshme. Po cthem dhe une ... kjo eshte dhe do mbetet retorike.

    Përgjigju
  • astrit: 22/10/2024 15:29

    Ore do ti po s'duan ata. Ata qe ke rreth vetes se bejne dot. Hap deklaratat e tyre ne media ose kerko ne portalet e punesimit sa e paguajne dhe shikoje ne bordero.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 22/10/2024 13:12

    Une jam i vetëpunësuar. Do paguaj sigurime shoqerore aq sa paguante Blendi Gonxhe dhe Petrit Malaj perpara se te bëheshin ministra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?