Kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një zgjidhje për problemin e pagave që deklarohen në minimumin e tyre, ndërkohë që nuk e marrin të plotë.
“Ai që denoncon se merr pagën minimale, ndërkohë që duhet ta marrë të plotë, do t’i jepet garanci financiare, që nëse humbet vendin e punës për shkak të denoncimit, do të marrë dëmshpërblim financiar. Nëse kjo është që të bëhet, ky është mendimi i shumicës, që një pjesë e taksave të tyre të përdoret për të bërë drejtësi”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Mosdeklarimi i plotë i pagës, propozimi i Ramës: Ai që denoncon dhe humbet do t’i jepet garanci financiare! Në verë kalim pa doganë mes Shqipërisë dhe Kosovës
B.K.//ReportTv.al