Kronikë

Motër e vëlla dyshohet se u helmuan me pesticide, prokuroria heton mjekët për neglizhencë por dhe veprimet e prindërve

25 Shkurt, 15:22| Përditesimi: 25 Shkurt, 15:54

  • Share

Mbetet e vështirë gjendja shëndetësore e 7-vjeçares nga Mjeda e Vau të Dejës, e cila dyshohet se është helmuar aksidentalisht në banesë, bashkë me të vëllanë, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Mjeket thanë se e mitura vijon të jetë në terapi intensive prej së shtunës (22 Shkurt) kur u transportua me urgjencë nga spitali i Shkodrës drejt Pediatrisë së QSUT-së.

Sakaq prokuroria e Shkodrës njoftoi sot (25 Shkurt) se ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 3-vjeçarit. 

Lidhur me rastin e të miturit që ka ndërruar jete, ju bej me dije se Prokuroria e Shkodrës ka orientuar sherbimet e Policise Gjyqesore ne Komisariatin e Vau te Dejes për kryerjen e veprimeve te para hetimore.

Eshte referuar materiali procedurial penal dhe prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe do vijojne hetimet për neglizhencë në trajtimin mjekesor. Nuk ka ende persona nen hetim por do të verifikohen veprimet e prinderve dhe të personelit mjekesor, thuhet ne njoftim.

Nga të dhenat e deritanishme, dyshohet se motër e vella janë intoksikuar nga pesticidet që familjaret kishin përdorur për spërkatjen e një magazinë pranë shtëpisë së tyre në fshatin Mjedë. Priten rezultatet e analizave toksikologjike për të përcaktuar shkakun.

 

 

 

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?