Moti i acartë e me temperatura të ulëta, thahen pishat në Lungomare në Vlorë (VIDEO)

9 Shkurt 2023, 15:25| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 15:50

  • Share

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjelle dëmtimin e një pjese të pemëve dekorative në Lungomare. Siç shihet në pamje, tek fushat e sportit, pranë zonës së Ujit të Ftohtë një pjesë e mirë e pishave tashmë janë tharë.

Për qytetarët vlonjatë problemi nuk qëndron vetëm tek kushtet e motit, por dhe nga mungesa e mirëmbajtjes.

“Kryetari i Bashkisë së Vlorës ka lënë pemët e thara, dritat pa ndezur. Ndoshta u duhet vënë një pritë këtyre pemëve, do mirëmbajtje”, tha një qytetar.

“Janë tharë një pjesë e pemëve duhen zëvendësuar apo duhet gjetur ndonjë tjetër që i reziston kripës”, tha një tjetër.

Ndërsa zyrtarë të Bashkisë së Vlorës, jashtë kamerës thanë se “Lungomare 2 nuk është marrë ende në dorëzim dhe në momentin kur objekti të dorëzohet do kërkohet zëvendësimi i tyre nga firma zbatuese. Tek Lungomare 1 pranë fushave të sportit problem mbetet drenazhimi, ç’ka çon në dëmtimin dhe therjen e pishave”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/02/2023 23:56

    Nuk e kane fajin as ngricat,as mirembajtja,fajin e kane ata qe kane projektuar prani' pemesh aty ku nuk supozohet te kete.Edhe sikur te rimbjellin prape,perseri kane per t'u tharre se rrenjet e tyre jane ne toka ranore te kripura e ne kerkim te ujit shtrihen deri ne det.Projekti duhet ndryshuar komplet dhe kesaj rradhe te pyesin biologet sa larg nga bregu duhen mbjelle peme e shkure perpara se te bejne nje tjeter budallallek te ngjashem me kete ne kurriz te shpenzimeve te shtetit e taksapaguesve.

    Përgjigju
    • Lol: 10/02/2023 12:16

      Keshtu eshte kur inxhinieri eshte me tetevjecare Hahah Dhe bufi e di qe pema thahet ne breg te detit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?