Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një njoftim mbi gjendjen aktuale të rrugëve.
“Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare! Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin, por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin.
Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.
Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë. Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet”, njofton ARRSH.
Lajmi kryesor:
Reshjet/ Ishmi përmbyt tre fshatra! Rritjen prurjet në Drin e Mat! Vjosa merr përpara urën e Drashovicës! Del nga shtrati edhe Erzeni! Evakuohen 5 familje në Durrës
B.K.//ReportTv.al