Foto ilustruese

Sociale

Moti i keq, bashkia Vlorë thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet më makina që nuk janë të domosdoshme

6 Tetor 2021, 23:03| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 23:04

  • Share

Mot me reshje shiu pritet që të ketë në ditët në vijim në vendin tonë. Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, bashkia e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme.

'Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.'- njofton bashkia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?