Moti i keq, bllokohet puna në Portin e Shëngjinit! Dallgët 7 deri në 8 ballë, pezullohet lundrimi në det! Orikumi dhe Radhima ende pa drita

1 Prill 2022, 10:07| Përditesimi: 1 Prill 2022, 12:27

  • Share

Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej paradites të së enjtes, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve.

Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në një urdhër të dytë. Shpejtësia e erës në det hapur është 20m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 7-8 ballë me drejtim jug/perëndim.

Si pasojë e motit te keq që ka përfshire rajonin e Lezhës prej mbrëmjes të së mërkurës, ka patur probleme dhe me furnzimin me energji elektrike në disa zona. OSHEE bën me dije se ka ngritur grupe pune dhe është në gjendje gadishmërie për riparimin e defekteve që mund të shkaktohen si pasojë e motit të keq. Moti i keq ka shkaktuar probleme në Vlorë, ku disa pemë janë rrezuar në pyllin e Sodës, ndërsa për shkak të rrëzimit të shtyllës së tensionit të lartë në Pashaliman, pa energji do të vijojnë të jenë baza ushtarake e Pashalimanit dhe po ashtu edhe Orikumi dhe Radhima.

Ora 12:23
Moti i keq në Vlorë, rrëzohen disa pemë në pyllin e Sodës! Ende pa drita baza ushtarake e Pashalimanit, Orikumi dhe Radhima

Moti i keq, shoqëruar me ere të fortë, kryesisht gjatë ditës së djeshme, ka shkaktuar probleme në Vlorë. Pemë janë rrezuar në pyllin e Sodës, ndërsa është dëmtuar edhe fusha sportive në lungomare. Dëme të vogla janë shkaktuar edhe në qytet. Ndërkohë për shkak të rrëzimit të shtyllës së tensionit të lartë në Pashaliman, pa energji do të vijojnë të jenë baza ushtarake e Pashalimanit dhe po ashtu edhe Orikumi dhe Radhima. Remonti dhe rivendosja e shtyllës paraqet vështirësi për shkak të terrenit, ndërsa shtylla ndodhet në kënetë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?