Moti i keq/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në gjirin e Vlorës nga nesër, nuk ka bllokim për tragetet

3 Nëntor 2023, 10:10| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 13:00

  • Share

Për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, mëngjesi I 4 nëtorit sjell pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.Ndërsa për tragetet dhe anijet e mallrave nuk do të ketë bllokim.

Sipas njoftimit, drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese, janë njoftuar për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve dhe tragetet do të jenë gjithashtu në lundrim.

Ndërsa, përmirësimi i situatës pritet pas orës 20:00 datë 4 nëntor 2023.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?