Foto ilustruese

Sociale

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj

23 Dhjetor, 16:29| Përditesimi: 23 Dhjetor, 16:32

  • Share

Reshjet intensive të ditës së sotme (23 Dhjetor) kanë lënë pa energji elektrike zonën e Libofshës, fshatin Qenas dhe rrethinat e tij në Fier. 

Familje të tëra prej më shumë se dy orësh kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që  temperaturat janë të ulëta. 

Grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defekteve që janë të pashmangshme, sa herë ka mot me reshje të dendura.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?