Sociale

Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla

12 Janar, 08:34| Përditesimi: 12 Janar, 23:03

  • Share

TIRANE -I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëbora duke shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në disa akse rrugore këtë të dielë, 12 janar 2025. Trashësia e borës që i kalon 40 cm dëborë është regjistruar në zona si Mirdita, Bulqiza, Kukësi, Dibra, Librazhdi, Korça apo në çdo lartësi mbi 300 metra nga niveli i detit.

Rënia e ndjeshme e temperaturave shtoi ngricat në rrugët kryesore të vendit por autoritetet thonë se situata është në kontroll, përveçse në disa akse. Policia e shtetit, bashkë me këshillimin për më shumë kujdes në të gjitha rrugët, njoftoi se bllokime dhe probleme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës u shfaqën në “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër, në Fushë Arrëz – Iballë dhe  Qafë Thanë - Librazhd dhe në zonat të tjera.

Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme. Emergjencat civile raportuan si të bllokuara edhe disa zona rurale. Vështirësi lëvizje pati edhe në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë disa lagje të Vlorës u përmbytën mbrëmjen e sotme. Disa rrugë u mbuluan nga uji, duke rikthyer panikun e 4 Tetorit të kaluar. Rruga "Albano & Romina", zona e Bibliotekës, Skelës dhe të tjera u mbuluan nga uji dhe ishin të pakalueshme.

Porti i Durrësit anuloi vetëm lundrimin në drejtim të Barit dhe anasjelltas, ndërsa vijojnë punën tragetet për në Ankona dhe ato për në Brindisi nga Porti i Vlorës.

Lajmin e mirë për përmirësim të motit duke filluar që nga e hëna e dha për Report Tv meteorologia Anira Gjoni.

Për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë vijon kriposja nga e akseve. OSSH njoftoi sot në mbrëmje se 43 findra kanë pasur probleme, teksa 1500 punonjës të saj dhe mbi 190 mjete janë në terren për riparimet, ku vëmendje u kushtohet furnizimit me energji të hidrovoreve, që të shmangen përmbytjet. 

Bashkia e Kurbinit ka propozuar në Mbrojtjen Civile që të mos zhvillohet nesër (13 Janar) mësimi në të gjitha shkollat e territorit të saj, për shkak të mungesës së energjisë. Ministria e Arsimit njoftoi sot në mbrëmje edhe pezullimin e mësimit në 77 shkolla të vendit, duke publikuar edhe listën (kliko këtu).

Edhe Zyra Arsimore Kukës njoftoi pezullimin e mësimit për nesër (12 Janar) në shkollat e 9 njësive administrative dhe po e ndjek situatën nga afër për të tjerat, me qëllim sigurinë e fëmijëve.

Situatën e plotë të problemeve të shkaktuara nga moti i keq dy ditët e fundit mund ta ndiqni në zhvillimet e mëposhtme për çdo rreth apo qark.

Ora 22:48
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)

1736718691_borenekorce.jpg

Foto ilustruese: Korçë

Ministria e Arsimit dhe Sportit informon se, për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, nesër, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.

Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim. 

Për të parë listën e plotë të shkollave ku është pezulluar mësimi deri në një njoftimi të dytë, kliko këtu.

Ora 20:56
Bllokohet tuneli i Krrabës nga Tirana për në Elbasan, shkak dëbora dhe akulli në rrugë! (VIDEO)

Bllokohet tuneli i Krrabës, nga Tirana për në Elbasan.

Shkak është bërë bora e dendur dhe prezenca e akullit në rrugë.

Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi informon se makinat nuk lëvizin për shkak të situatës problematike që është krijuar.

Ora 20:47
Pamjet nga Qafë-Thana, stuhi ere dhe dëbore, dogana si një ‘shkretëtirë’ dhe rruga pa ‘këmbë njeriu’ (VIDEO)

 

Pamje nga dogana e Qafë-Thanës, mbrëmjen e sotme

Situata e motit paraqitet problematike në qarkun e Korçës dhe veçanërisht në doganën e Qafë-Thanës, ku lëvizja kryhet me shumë vështirësi, pikë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe anasjelltas.

Këto janë edhe pamjet nga pika kufitare mbrëmjen e sotme (12 Janar), e zbrazur pothuajse tërësisht për shkak të stuhive të erës, dëborës dhe temperaturave që kanë rënë ndjeshëm.

Gazetari i Report TV, Armand Braho, ka sjellë situatën nga kjo doganë, ku dallohet pothuajse mungesa e lëvizjes dhe trashësia e dëborës ka mbuluar gjithçka. Një stuhi acar që fryn me gjithë fuqinë e saj dhe ku në rrugët ‘e zhdukura’ nga bora nuk sheh këmbë njeriu. 

Gjithsesi ai shpjegon se pavarësisht situatës problematike, akset rrugore po mbahen të gjitha të hapura.

Ora 20:32
Moti i keq në Kukës/ Pezullohet mësimi për nesër në shkollat e disa njësive administrative (LISTA)

1736668820_boranekukes.JPG

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar në qytetin e Kuksit ka njoftuar pezullimin e mësimit për ditën e nesërme, data 13 janar,  në shkollat e Njësive Administrative Shishtavec, Zapod, Bushtricë, Ujmisht, Malzi, shkolla Kalimash, shkolla Çinamakë dhe Mamëz.

Po vlerësohet situata edhe për shkollat në Njësinë Administrative Topojan.

Ora 20:00
Berat/ Makina bllokohet në mes të dëborës në malin e Tomorit, Policia i vjen në ndihmë familjes, mes të shpëtuarve edhe 2 fëmijë (VIDEO)

Moti i keq ka prekur edhe qarkun e Beratit, me reshje intensive shiu dhe dëbore në zonat malore.

Policia Rrugore ka shpëtuar sot (12 Janar) një familje që kishte mbetur në rrugën që të çon për në malin e Tomorit, pasi automjeti me të cilin qarkullonin nuk mund të vijonte lëvizjen për shkak të dëborës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Poliçan-Mali i Tomorit, ku u konstatua një automjet që kishte mbetur në rrugë dhe në brendësi të tij ndodheshin 5 shtetas, midis tyre 2 fëmijë (familje) të cilët kishin mbetur në vendin e quajtur "Gjurma".

“Familja nga Berati, kishte udhëtuar drejt malit të Tomorit dhe në kthim për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, automjeti i tyre kishte xhiruar dhe për pasojë kishte pësuar dëmtime në goma, duke e bërë të pamundur lëvizjen drejt qytetit të Beratit. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor i  transportuan me automjetin e tyre deri në banesë shtetasit që ndodheshin në automjet”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Teksa Policia apelon ndaj shoferëve që të mos udhëtojnë në këtë zonë pa zinxhirë apo goma dimërore dhe të moderojnë shpejtësinë. Borëpastrueset po vijojnë punën në këtë aks rrugor për pastrimin e rrugës.

Ora 19:53
Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore

1736707784_shkoder.jpg

Pamje nga situata e motit në Shkodër dhe masat e e marra

Reshjet e borës vazhdojnë të jenë prezentë në qarkun e Shkodrës, ndër më të goditurit nga moti i keq për shkak të erës së fortë dhe stuhisë së dëborës.

Ndërsa në zonat malore të territorit të Bashkisë Shkodër është shënuar një ulje e ndjeshme e temperaturave.

Kryebashkiaku Benet Beci, me një postim në rrjetin social Facebook, njoftoi situatën më të fundit dhe masat e marra.

Aksi rrugor Bogë-Theth-Bregu i Lumit është i kalueshëm. Kurse aksi rrugor Kir-Shosh, i bllokuar për shkak të shembjeve të dheut dhe reshjeve të borës.

“Pas ndërhyrjes së punonjësve të OSHEE, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Njësitë Administrative Rrethina Gur i Zi, Ana e Malit dhe pjesërisht në Velipojë dhe Shalë. Grupet e OSHEE-së vazhdojnë punën në terren për rikthimin e energjisë në zonat ku ka ende probleme, të shkaktuara nga moti i keq, përfshirë reshjet e borës dhe stuhitë e erës”, shkruan Beci.

Më tej ai apelon për Kujdes te drejtuesit e mjeteve:

“Në zonat malore, qarkullimi duhet të kryhet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë për të siguruar sigurinë e lëvizjes”.

Strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër po mbajnë koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Kombëtare të Emergjencave për çdo situatë që mund të krijohet nga moti i keq.

Ora 19:36
Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë (VIDEO)

Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme është përshkallëzuar situata e motit në qarkun e Korçës. Aktualisht nuk evidentohet bllokim, por ka problematika me qarkullimin e mjeteve, kryesisht në aksin kombëtar Qafë Thanë-Pogradec, Pogradec-Korçë, Korçë-Ersekë gjithashtu kufizime janë vendosur edhe nga pala greke, ku prej orës 17:00 te ditës së sotme është ndaluar kalimi i kamionëve dhe së fundmi autobusëve, drejt shtetit grek.

Edhe pse borëpastrueset kanë punuar, evidentohet që në disa akse është hedhur pak ose aspak kripë, duke bërë kështu që disa prej automjeteve kryesisht ata me goma të papërshtatshme për stinën shpesh herë të bllokohen deri në vendosjen e zinxhirëve.

Gazetari i Report TV, Armand Braho informon se moti pritet të jetë i keq edhe në orët në vazhdim ndërsa burime na bëjnë të ditur që borëpastrueset do punojnë pa ndërprerë edhe gjatë natës.

Sipas informacioneve për qarkun e Korçës, ka pasur shkëputje të herë pas hershme të energjisë elektrike në disa fshatra të thellë te Korçës, Maliqit dhe Pogradecit, por grupet e operatorit shpërndarës në terren kanë rikthyer energjinë.

Aktualisht sipas informacioneve paraprake nuk evidentohen problematikat të mëdha në rrjet, ndërsa të gjithë fiderat janë aktiv ne furnizim. Grupet e punës do të jenë aktiv dhe gjatë orëve te natës për të rikuperuar në rast dëmtimesh rrjetin.

Ora 19:05
Ministria e Mbrojtjes liston rrugët e bllokuara në veri të vendit si pasojë e reshjeve të borës, ja si pritet të jetë moti nesër

1736700899_elbasan.jpg

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:

 Akset rrugore 

Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

Aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës.

Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara.

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Në terren janë shërbimet e policisë rrugore

Akset kryesore Trebisht, Ostren të bashkisë Bulqizë me qendrat administrative, janë të bllokuara nga reshjet e borës.

Akset kryesore Selishtë, Lurë të bashkisë Dibër me qendrat administrative, janë të bllokuara nga reshjet e borës

Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.

 Portet 

Në portet e Durrësit dhe Vlorës nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.

 Furnizimi me energji elektrike 

Sipas raportimeve të OSSH, numri total i konsumatorëve të mbetur pa energji elektrike nga defektet TM-TU është 92 Abonentë, nga të cilët 27 abonentë janë në zonat urbane, 43 janë  abonentë në zonat rurale dhe 22 abonentë në zona rurale të thella. 
Janë duke punuar ekipet e osshe për rikthimin sa më parë të energjisë elektrike.

 Lumenjtë dhe rezervuaret 

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

 Parashikimi motit në vijim 

Bazuar informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), sot paradite ka pasur reshje shiu dhe dëborë në lartësitë mbi 300 m mbi nivelin e detit në zonën veriore dhe në lartësitë mbi 600-700nm në zonën juglindore. Nesër (e Hënë dt. 13) priten reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës. Pjesërisht në zonën e qendrës dhe kryesisht zonën e jugut reshje hera-herës dhe lokalisht me intensitet deri mesatar në pjesën e parë të ditës. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 300-400 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.     
 
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

* në bregdet: 4 / 7 °C ; 
* në vendet e ulëta: -2 / 7 °C ; 
* në vendet malore: -6 / -2 °C

Era pritet të fryjë me shpejtësi mesatare 4-14 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 14-22 m/s. 

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

Ora 18:49
Lezhë/ Pa energji për shkak të motit të keq, propozohet që nesër të mos zhvillohet mësimi në shkollat e Bashkisë së Kurbinit

1736698379_WhatsAppImage20250112at15.16.39.jpeg

Bora e rënë në zonën e Kishës së Laçit dhe problemet në rrugë

Emergjencat Civile në Qarkun e Lezhës e cilësojnë situatën problematike për shkak të motit të keq me reshje dëbore, shiu dhe ulje temperaturash, të shoqëruara këto me bllokime të përkohëshme rrugësh dhe mungesë energjie.

Gjithashtu është propozuar nga Bashkia që për shkak të mungesës së energjisë elektrike në zonën e Kurbinit, të gjitha shkollat të mos zhvillojnë mësim, pasi ngrohja e tyre bëhet vetëm me energji elektrike.

“Nga Bashkia Kurbin është ngritur si problem që referuar situatës problematike të furnizimit me energji elektrike, ku shkollat ngrohjen e kanë me energji elektrike, mungesa e saj, të shikohet mundësia që për ditën e nesërme të mos zhvillohet mësim në territorin e bashkisë Kurbin”, thuhet në njoftim.

Bora me intensitet të vrullshëm ka zbritur deri në Lezhë dhe Laç.

Ka pasur bllokim në  aksin rrugor për tek Kisha e Shën Antonit ( kisha e Sh’na Ndoit), në periferi të qytetit të Laçit, ku kanë qenë të bllokuar disa mjete që kanë shkuar për pelegrinazh në vendin e shenjtë. Mbrojtja Civile sqaron se është punuar për kriposjen me mjete dhe forca.

Si rezultat i erës me intensitet të vrullshëm, rrjetit elektrik të amortizuar vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, grupet e punës së OSHEE vazhdojnë të jenë në terren për riparimin e defekteve të shfaqura, aktualisht janë pa energji 2 lagje të qytetit të Laçit, Malësia e Milotit e Fush Miloti dhe Spitali, pas defektit në Nënstacionin e Laçit.

Aktualisht nuk ka akse rrugore të bllokuara në Lezhë, por ka ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale, në njësitë administrative Kallmet, Blinisht, Dajç, Balldren, Kolsh, Zejmen, Shënkoll, e disa fshatra të njësisë Shëngjin. Ka shumë shtylla elektrike të dëmtuara.

Në Mirditë raportohet se gjithë territori i bashkisë është përfshirë nga reshjet e dëborës, në zonat malore trashësia e dëborës ka arritur deri në 25 cm, (në zonën e Fanit dhe Selitës), por pas sjellë bllokime rrugësh. Po kriposen vazhdimisht Rrëshen-Bukmir-Kaçinar, hyrja e qytetit të Repsi. Ka pasur mungesë energjie në zonat rurale dhe defekte, ku pa energji është Kaçinari.

“Nuk ka probleme të ujit të pijshëm në qark dhe kuota e lumit Drin  e Mat vazhdojnë të jenë në  nivele minimale. Hidrovorët janë në gatishmëri dhe vihen në punë sipas prurjeve të ujit në kanale dhe nuk ka probleme energjie në to”, njofton Mbrojtja Civile.

Ora 18:18
Moti i keq në Krujë/ Pisha bie sipër 2 automjeteve në Krastë, pa të lënduar! Rritet niveli i prurjeve në lumin Ishëm

Moti i keq vazhdon të jetë prezent në Krujë dhe zonat rreth tij. Në Krastë të Krujës raportohet për shkulje të disa pishave,ku njëra prej tyre ka rënë sipër dy automjeteve. 

Fatmirësisht shoferët dhe pasagjerët në këto automjete kanë shpëtuar pa dëmtime, por aksi Krujë -Fushë Krujë është i bllokuar aktualisht pasi po pritet pisha e cila ka rënë. 

Ndërkohë era e fortë dhe shirat e dendur vijojnë në të gjithë rrethin, ku në zonat malore ka reshje të denduar dëbore. 

Gjithashtu është rritur dhe niveli i lumit Ishëm por deri në këto momente nuk përbën rrezik për përmbytje. 

Duhet theksuar se të angazhiuar në terren në këtë situatë kaotike janë vetën reparti i zjarrfikësve dhe punonjësit e OSHEE, ndërsa emergjencat civile duket se nuk kanë zbarkuar në terren.

Ora 18:15
OSSH për motin e keq: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 43 fidra të dëmtuar, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore

1638025824_osshe5.jpeg

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njoftoi sot (12 Janar) se ndodhet në gatishmëri te plotë për të përballuar situatën e vështirë te krijuar nga moti keq.

Probleme ka pasur me rrjetin energjetik në rajonet e Shkodrës dhe Burrelit, ku ka pasur reshje të dendura dëborë dhe erë te forte ne formë cikloni.

“Si pasojë e kësaj situate ka pasur probleme me furnizimin me energji në fiderat 10/6 kV që furnizojnë me energji kryesisht zona rurale të thella malore”, bën me dije OSSH.

Kurse në rajonin e Kukësit nuk ka pasur probleme të rënda me linjat dhe furnizimin me energji. Kurse në orët e drekës si pasoje e motit të keq ka pasur problematika në rajonet e Elbasanit dhe Beratit.

“Gjatë paradites Nënstacioni Radhimë është stakuar për arsye sigurie, pasi kishte nivel të lartë të ujit nga reshjet e shumta. Aktualisht ky nënstacion është rivënë në punë dhe situata është normalizuar. Në të gjithë vendin aktualisht kemi 43 fidera me probleme”, sqaron operatori.

OSSH bën me dije se ka të angazhuar në terren aktualisht 1500 punonjës me 196 mjete motorike lëvizëse, të cilët po i përgjigjen në kohë çdo avarie apo problem që konstatohet. Në vëmendje janë edhe hidrovoret në të gjithë vendin, për të shmangur problematikat me përmbytjet.

Ora 18:09
Bora sjell probleme në Qarkun e Elbasanit, bllokohet aksi 'Prrenjas-Pogradec'! Dhjetëra fshatra pa energji elektrike (VIDEO)

QARKU ELBASAN - Reshjet e dëborës kanë sjellë disa probleme në disa qytete të Qarkut të Elbasanit, si zona e Gramshit, Librazhdit, Prrenjasit, ndërsa në qytetin e Elbasanit bora ka zbardhur Funarin dhe Gjinarin. 

Në Bashkinë Librazhd, në njësinë administrative Stebleve dhe zona e Fushë Studen, niveli i dëborës ka arritur në disa centimatra duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor. 

Aksi Prrenjas-Pogradec është i bllokuar, duke bërë që makinat të mos kenë mundësi lëvizjeje. Nga ana tjetër, pas disa minutave bllokim, është bërë i mundur qarkullimi në Qafë-Thanë, ku kalimi po bëhet me zinxhirë dhe me kujdes nga automjetet. 

Në disa fshatra të Qarkut Elbasan mungon energjia elektrike ndërsa grupet e OSHEE janë në terren. Gjithashtu dhe borëpastrueset ndodhen në terren për pastruar rrugët nga dëbora. 

Ora 17:07
Bora në Lezhë/ Problematike rruga e Kishës së Laçit, bllokohen qytetarët që kishin shkuar për pelegrinazh (VIDEO)

Terrtori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, ku dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit. Nga strukturat e Mbrojtes Civile të Bashkisë Kurbin, raportohet bllokim të aksit rrugor për tek Kisha e Shën Antonit ( kisha e Sh’na Ndoit ) në periferi të qytetit të Laçit, ku kanë ngelur të bllokuar disa mjete që kanë shkuar për pelegrinazh në vendin e shenjtë.

Aty po ndërhyhet me mjete të bashkisë për pastrimin e kriposjen e këtij segmenti, kurse në akset e tjera nuk raportohen problematika.

Policia Rrugore Lezhë njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Skurajt në drejtim të Ulzës se segmenti rrugor në Qafë të Ulzës është i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës.

 

Ora 16:56
Dëbora kalon 50 centimetra trashësi në Malësinë e Krujës, ka ndërprerje energjie elektrike dhe rrugë të bllokuara

1736697493_90001736675781xscreenshot92.jpg

Si pasojë e reshjeve të shiut të pandërprera dhe erërave të forta, Malësia e Krujës po përballet me një përkeqësim të situatës atmosferike.

Deri në këto momente niveli i dëborës ka kaluar 50 centimetra trashësi.

Energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë njësinë administrative të Cudhinit (Malësia e Krujës).

Erërat e forta dhe kushtet e vështira atmosferike e vështirësojnë punën për normalizimin e situatës., ndërkohë që shumica e akseve rrugore janë të bllokuara nga prezenca e madhe e dëborës.

Ora 15:49
Bora në Dibër/ Aksi rrugor Peshkopi - Tiranë, bllokohet herë pas here, në Qafën e Ulzës dhjetra makina bllokohen për 1 orë (VIDEO)

QARKU DIBËR - Pasditen e sotme  (12 janar 2025) vijon situata problematike me reshjet e borës në Qarkun Dibër. Probleme janë hasur në akset rrugore Peshkopi - Tiranë, ku në aksin e rrugës Fushë-Bulqizë - Qafa e Buallit qarkullimi bllokohet herë pas here për shkak të erave të forta.

Automjete të shumta janë bllokuar për të paktën 1 orë e gjysmë në Qafën e Ulzës. Shkak kryesor i këtij kaosi automobilistik në këtë zonë është mungesa e zinxhirevë dhe gomave dimërore.

Sa i perkët furnzimit me energji elektrike, një defekt në sistemin 110 kë ka lënë pa drita gjithë Qarkun e Dibrës, me ndërprerje një orëshe.

Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme për të monitoruar qarkullimin e automjeteve dhe për të parandaluar aksidentet.

Ora 15:03
Pogradeci zbardhet nga dëbora! Në zonat e thella lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë (VIDEO)

 

Dëbora me intensitet më të lartë në qarkun e Korcës është regjistruar në qytetin e Pogradecit.

Borëpastrueset ndodhen në terren ndërsa akset nacionale aktualisht janë të qarkullueshme pa zinxhira.

Ndërkohë në zonat më të thella rekomandohet që automjetet jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ora 13:41
FOTO/ Parku kombëtar i Shebenikut me borë! Lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë

Bora ka zbardhur edhe parkun kombëtar të Shebenikut në Fushë Studen të Elbasanit. Bujtinat janë veshur nga petku i bardhë.

Borëpastrueset po hapin rrugën, e cila aktualisht kalohet me vështirësi.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ora 13:35
Bora në qarkun e Shkodrës, Aksi Kir - Shosh i bllokuar! Disa fshatra pa drita, OSHEE në terren

Ora 13:30 Informacion mbi situatën e motit në Bashkinë Shkodër

Reshjet e borës vazhdojnë të jenë të pranishme, ndërsa në zonat malore të territorit të Bashkisë Shkodër ka pasur një ulje të ndjeshme të temperaturave.

Aksi rrugor Bogë - Bregu i Lumit është i kalueshëm

Aksi rrugor Kir - Shosh është i bllokuar për shkak të shembjeve të dheut dhe reshjeve të borës.

Njësitë Administrative Shalë dhe Shosh janë pa energji elektrike. Probleme me furnizimin me energji janë raportuar edhe në Nj. A. Postribë, Rrethina, Gur i Zi, Velipojë, Ana e Malit. Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq, përfshirë reshjet e borës dhe stuhitë e erës.

Kujdes për drejtuesit e automjeteve:

Qarkullimi në zonat malore duhet të kryhet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë.

Duke marrë parasysh kushtet e vështira atmosferike dhe rreziqet e mundshme, u bëhet thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve të kontrollojnë gjendjen e automjeteve të tyre dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme për të minimizuar çdo rrezik që mund të sjellë moti i keq.

Ora 10:48
Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes

Për shkak të motit të keq me reshje dëbore në disa qarqe të vendit dhe reshje shiu, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.

Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Akset e bllokuara

 Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër është bllokuar nga Policia Rrugore e Dibrës dhe Tiranës për të shmangur pengesat dhe bllokimin e rrugës si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës. Firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora.

Aksi rrugor Fushë Arrëz - Iballë, në segmentin Qafë Shari - Laku i Ballçit, aktualisht është i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë. Nga ana e Bashkisë Fushë Arrëz po merren masa për të dërguar mjete (Fadroma) për hapjen e rrugës.

Aksi rrugor Qafë Thanë - Librazhd ka vështirësi në qarkullim për kamionët, për shkak të reshjeve të pandërprera të dëborës.

Akset e hapura por kujdes

Në të gjithë vendin, akset e tjera rrugore janë të hapura. Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

Njëkohësisht, masa janë marrë edhe në akset rrugore nacionale dhe urbane për shkak të reshjeve të shiut, duke shtuar patrullat e policisë rrugore.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë në akset ku ka ngadalësim të lëvizjes, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Në raste nevoje, përdoruesit e rrugës mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, dhe shërbimet e Policisë do të shkojnë menjëherë pranë tyre për t’iu dhënë ndihmën e nevojshme.

Ora 10:37
Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

1736669338_borepastrueseneshkoder.jpg

Vendi ynë ditën e sotme është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të dëborës.

Raportohet se në Shkodër akset në të gjitha zonat malore ka prani të dëborës dhe erë të fortë, ndërkohë qarkullimi i mjeteve duhet të kryhet me goma dimërore.

Sipas policisë, aksi rrugor Bogë-Breg Lumi është i kalueshem, aksi Kire-Shosh është i bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe dëborës.

Gjithashtu, në disa zona ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Nga DRV Shkodër informohemi se akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Në teë gjitha akset ne zonat malore ka prani te dëbores dhe erë të fortë.

Kontraktoret janë në gadishmëri me mjete dhe punëtorë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore.

Nga bashkia Shkodër , informohemi se kemi reshje dëbore dhe tempratura të uëlta në zonat malore.

Aksi rrugor Boge - Breg Lumit është i kalueshëm.

 Nj.A. Shalë dhe Shosh janë pa Energji Elektrike.

Aksi rrugor Kire - Shosh është i bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave edhe të reshjeve të Borës.

Nga bashkia Malësi e Madhe, deri në këto momente nuk raportohen probleme të EC.

Nga bashkia Vau Dejës , informohemi se kemi mungesë te furnizimit me energji elektrike në Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.

Nga bashkia Pukë , trashësia e dëborës arrin deri në 5 cm, nuk raportohen probleme të EC.

Nga bashkia Fushë Arrëz, informohemi se vazhdojnë reshjet e dëbores të shoqëruara edhe me era të fuqishme, ku deri tani trashësia e dëbores i kalon 20 cm, rrugët nacionale janë të hapura por qarkullimi ëehet me zinxhir, ndërsa rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me Nj.A. Iballë dhe fshatrat rreth saj deri në Firzë janë të bllokuar. Gjithashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike ne Nj.A. Qafë-Mali, Iballë dhe Blerim.

Nga OShE informohemi se ka problem vetëm ne fidrat në zonën e Vaut Dejës në të cilën një pjesë është riparuar dhe po vazhdon puna, në gjithë zonat e tjera nuk kemi probleme.

Insitucioni i Prefektit po monitoron situatën për çdo problematikë të mundshme.. Mbesim në kontakt.

Ora 09:46
Zbardhen veriu e Korça, reshje bore në lartësitë mbi 300 m

Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ndërsa vihet re dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave

Mirditë-  Gjatë natës zonat malore të Mirditës janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore të cilat kanë vijuar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me stuhi në zonat mbi 300 metra mbi nivelin e detit. Në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra, duke bllokuar rrugët e fshatrave. Po ashtu, raportohet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa lëvizja në Rrugën e Kombit nga Repsi në Thirrë po mbahet në monitorim, pasi ka prani të ngricave në rrugë.

Puke - Reshje bore dhe erëra të forta janë raportuar edhe në Pukë, me prezencë ngricash në rrugët nacionale. Borëpastrueset vijojnë hedhjen e kripës në të gjitha rrugët që përshkojnë zonën. Erërat që grumbullojnë dëborën kanë bllokuar segmentin rrugor të Iballës. Në disa fshatra mungon energjia elektrike.

Dibër- Reshje bore kanë përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar,  trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka arritur rreth 20 cm, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 cm. Akset rrugore janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë. Aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë për momentin është i kalueshëm me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kukës i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë.

Kompanitë kontraktore kanë bërë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës,por reshjet vazhdojnë ndaj, drejtuesit e mjeteve duhët të reduktojnë shpejtësinë, lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.Në Rrugën e Arbrit lëvizja është e detyrueshme me zinxhirë dhe kalohet me vështirësi 

Korçë - Këtë mëngjes rreshjet e dëborës janë prezente në qytetin e Korçës dhe në të gjithë qarkun. Aktualisht nuk ka asnjë problematikë nga rreshjet, rrugët janë të hapura por autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve që duhet të bêjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga rreshjet. Puna për pastrim dhe kriposje ka nisur prej mëngjesit në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Grabovicë e në çdo aks të qarkut të prekur nga dëbora për largimin e saj nga rruga dhe gjithashtu për kriposjen. Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Ndërkohë që këtë mëngjes rreshjet e dëborës janë prezente edhe në qytetin e Korçës. Nuk ka probleme me reshjet e borës.

Ora 09:08
Zbardhet Veriu e Korça/ Akset nacionale të kalueshme por me zinxhirë! Edhe Hani i Hotit - Tamarë dhe Bogë - Theth të hapura

Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ndërsa vihet re dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave

Në akset e Lotit 1, Hani I Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth aktualisht reshjet e  borës kanë pushuar.  Rrugët janë të pastruara  dhe të kriposura vazhdimisht. Qarkullimi kryhet pa ndërprerje.

Mirditë-  Gjatë natës zonat malore të Mirditës janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore të cilat kanë vijuar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me stuhi në zonat mbi 300 metra mbi nivelin e detit. Në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra, duke bllokuar rrugët e fshatrave. Po ashtu, raportohet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa lëvizja në Rrugën e Kombit nga Repsi në Thirrë po mbahet në monitorim, pasi ka prani të ngricave në rrugë.

Puke - Reshje bore dhe erëra të forta janë raportuar edhe në Pukë, me prezencë ngricash në rrugët nacionale. Borëpastrueset vijojnë hedhjen e kripës në të gjitha rrugët që përshkojnë zonën. Erërat që grumbullojnë dëborën kanë bllokuar segmentin rrugor të Iballës. Në disa fshatra mungon energjia elektrike.

Dibër- Reshje bore kanë përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar,  trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka arritur rreth 20 cm, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 cm. Akset rrugore janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë. Aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë për momentin është i kalueshëm me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kukës i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë.

Kompanitë kontraktore kanë bërë pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës,por reshjet vazhdojnë ndaj, drejtuesit e mjeteve duhët të reduktojnë shpejtësinë, lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët.Në Rrugën e Arbrit lëvizja është e detyrueshme me zinxhirë dhe kalohet me vështirësi 

Korçë - Këtë mëngjes rreshjet e dëborës janë prezente në qytetin e Korçës dhe në të gjithë qarkun. Aktualisht nuk ka asnjë problematikë nga rreshjet, rrugët janë të hapura por autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve që duhet të bêjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga rreshjet. Puna për pastrim dhe kriposje ka nisur prej mëngjesit në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Grabovicë e në çdo aks të qarkut të prekur nga dëbora për largimin e saj nga rruga dhe gjithashtu për kriposjen. Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Ndërkohë që këtë mëngjes rreshjet e dëborës janë prezente edhe në qytetin e Korçës. Nuk ka probleme me reshjet e borës.

Ora 08:59
Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht

1736613622_detimedallge.png

Për shkak të kushteve meteorologjike Drejtoria e Përgjithshme Detare me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se sot, 12 janar, tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të operojnë.

Ndërkohë vijojnë normalisht udhëtimin tragetet e linjës Durrës-Ankona-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Barit që kanë nevojë për informacione më të detajuara mund të kontaktojnë me agjencitë respektive

Ora 08:57
Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella

KUKES- Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 datë 12.01.2025 është si më poshtë: I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore me intensitet mesatar.

 Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

I gjithë Qarkut i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç Njësisë Administrative Kolsh, Surroj, Arren, Bashkia Kukës. Fshatrat Cahan, Mujaj-Dajç, Njësisë Administrative Qëndër Krumë, fshatrat Kishaj Pogaj Njësisë Administrative Gjinaj dhe fshatrat Peraj, Zgjec, Njësisë Administrative  Golaj Bashkia Has.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

S.G/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 12/01/2025 14:06

    Duke ditur qe do te binte debore mjetet qe pastrojne rruvet duhet te ishin ne funksion 24 h qe te mos bllokoheshin rruget por ketu ne jete vend shkojne mjetet e pastrimit pasi eshte bllokuar komplet rruga

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?