Moti i keq në vend, pezullohet për dy ditë lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe peshkimi

7 Shkurt 2022, 11:55| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 12:28

  • Share

Lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit është pezulluar për shkak të kushteve të motit të keq. Drejtori e Përgjithshme Detare informon se gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi per linjen Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.

‘Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë! Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim  jug-jugperëndim  dhe  veriperëndim në daten7 Shkurt 2022 deri më 8 shkurt  2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar. Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6  deri 7-8 ballë .  Kushtet e motit përmirësohen në datën 9  shkurt 2022 mbas orês 6 të mëngjesit. Për shkak të kushteve të motit Pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruse dhe mjeteve tē peshkimit gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi per linjen  Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë.’- njofton drejtoria e Përgjithshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?