Sociale

Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht

17 Prill, 08:57| Përditesimi: 17 Prill, 14:50

  • Share

Vlorë- Për shkak të kushteve atmosferike të paqedrueshme Kapiteneria e Portit në Vlorë ka njoftuar sot pezullimin për shkaqe sigurie të lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit.

Megjithatë në njoftim theksohet se kjo masë nuk është e vlefshme për tragetet. Tragetet e linjës Vlorë - Brindisi - Vlorë do të vijojnë në operojnë normalisht.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 17.04.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 17.04.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.Është ndaluar paisja me leje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke filluar nga orët e para të ditës së sotme.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë - Brindisi - Vlorë, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.Përmirësimi i motir pritet në orët e mbrëmjes së sotme”, thuhet në njoftim.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?