Foto ilustruese

Kronikë
Sociale

Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen për 3 ditë lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht, ja kur përmirësohet

13 Mars, 15:14| Përditesimi: 13 Mars, 15:17

  • Share

Vlorë- Qyteti i Vlorës përfshihet nga kushte të përkeqësuara atmosferike nga dita e sotme dhe për këtë shkak Kapiteneria e Portit ka njoftuar pezullimin për shkaqe sigurie të lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit.

Kjo masë nuk është e vlefshme për anijet e mëdha tregtare apo tragetet. Ky pezullim lundrimi nisi sot në mesditë dhe do të vijojë deri në datën 15 mars (e shtunë).

Kapiteneria sqaron se përmirësimi i motit, kryesisht detit me dallgë të forta në Gjirin e Vlorës, do të nis nga mëngjesi i 16 marsit (e diel, ora 08:00), kur hiqet edhe ky pezullim. 

Kapiteneria këshillon pronarët e mjeteve lundruese në fjalë që të marrin masat e nevojshme dhe të rrisin gadishmërinë.

Njoftimi i Portit të Vlorës:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 13-15.03.2025 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 13-15.03.2025 duke filluar nga ora 12:00 datë 13.03.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR, DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 DATË 13.03.2025.

2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARRIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

 4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 16.03.2025”.
 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?