Moti i keq ‘paralizon’ Italinë! Një 20-vjeçar humb jetën në Bolonja, 2100 persona të evakuuar! Në alarm pothuajse të gjitha rajonet (VIDEO)

20 Tetor, 09:12| Përditesimi: 20 Tetor, 16:20

  • Share

E gjithë Italia, nga Veriu në Jug, është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje, ‘valë’ që paralizoi edhe Sicilinë, e cila ishte goditur nga një thatësirë ​​e madhe prej muajsh.

Për fat të keq, një person humbi jetën në Bolonja, duke shënuar kështu viktimën e parë nga moti i keq në Itali.

Quhet Simone Farinelli, student i Arteve të Bukura dhe i njohur si një punonjës social, vetëm 20 vjeç dhe po udhëtonte me makinë bashkë me të vëllanë, Andrea, kur mjeti i tyre tip "Toyota" u pushtua nga uji që kishte vërshuar në zonë. 20-vjeçari humbi jetën, ndërsa i vëllai arriti të shpëtonte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të së shtunës (19 Tetor) dhe trupi u gjet vetëm ditën e sotme, nga grupet e kërkim-shpëtimit. Dy vëllezërit po shkonin të vizitonin nënën e tyre.

Situata kritike në Emilia Romagna, një rajon në alarm të kuq. Mbi 2100 persona janë evakuuar, ndërkohë në këtë rajon rreth 15 mijë abonentë kishin mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në pjesën më të madhe të banesave energjia është rikthyer, ndërsa mungon vetëm në rreth 4 mijë familje. Në Bolonja të hënën është pezulluar mësimi në të gjitha shkollat.

Në Cesenatico, në vetëm pak orë ranë 70 milimetra shi, duke shkaktuar probleme në një pjesë të kanalizimeve dhe nënkalimeve, si dhe u pezullua qarkullimi hekurudhor. Ishulli Stromboli u godit nga përmbytjet që vërshuan si lumë duke pushtuar rrugët. Banorët u bllokuan brenda shtëpive të tyre dhe u desh ndërhyrja e Mbrojtjes Civile.

Një rrëshqitje dheu në zonën e Kazinosë në Ellera, izoloi pesë shtëpi. Shiu i vazhdueshëm, i cili preku për orë të tëra Marche, shkaktoi përmbytje veçanërisht në zonën bregdetare midis Senigallia dhe Ancona, ku një familje u evakuua.

Pothuasje të gjitha rajonet janë në alarm. Kalabria jugore dhe Joniane, Emilia-Romagna, Veneto dhe Basilicata dhe juglindja e Lombardisë.

Ora 15:56
Përmbytjet në Itali/ E rrëmbyen ujërat, kush është 20-vjeçari Farinelli, nga shkolla e arteve te puna sociale! I vëllai mbijetoi, rrëfimi tronditës: Po shkonin të vizitonin nënën

Simone Farinelli, në të djathtë dhe i vëllai, Andrea, që mbijetoi

Emilia-Romagna- Emri i djalit 20-vjeçar që humbi jetën nga përmbytjet në Pianoro është Simone Farinelli. Ai lindi në provincën e Breshias, por jetoi në Ozzano Emilia, një qytet afër Bolonjës.

Makina me të cilën po udhëtonte me vëllain e tij 24-vjeçar, u përfshi papritur nga vërshimi i lumit mbrëmjen e së shtunës, 19 tetor. Vëllai i madh që drejtonte “Toyota Yaris”, arriti të ikë, por Simone mbeti i bllokuar.

Thirrjet për ndihmë dhe përpjekjet për të shpëtuar Simonen ishin të kota:

“Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash”, shpjegoi vëllai, Andrea, në polici. "Unë u hodha nga makina, ndërsa ajo tashmë po shtyhej nga uji", vijon ai.

Mjaftuan disa momente gjatë të cilave makina e vogël u tërhoq zvarrë nga furia e ujit dhe baltës së Rio Caurinziano (një degë e lumit Zeno), në fshatin Botteghino di Zocca, shkruan “La Repubblica”.

Farinelli ishte regjistruar në vitin e parë në Akademinë e Arteve të Bukura, në fakt sapo kishte kaluar procesin e përzgjedhjes së pranimit, pasi kishte mbaruar shkollën artistike “Arcangeli” në Bolonja.

Ai ishte i njohur në Ozzano dhe miqtë e tij flasin për një djalë që merrej edhe me punë sociale. Dy vëllezërit po shkonin për të vizituar nënën e tyre që jeton në Pianoro.

Por makina u tërhoq nga uji i rrëmbyeshëm pak pas orës 20:00 dhe u gjet mëngjesin e sotëm (të dielën 20 tetor), me trupin ende brenda, nga helikopteri i zjarrfikësve që po kërkonte zonën.

Ora 15:18
Moti i keq në Emilia-Romagna, katastrofa natyrore e parë nga sipër me helikopter! Sipërfaqe të tëra nën pushtetin e ujit (VIDEO)

Italia ndodhet prej një ditë nën pushtetin e ujërave, pas motit të keq ku është përfshirë, stuhive të shiut dhe erës, që kanë lënë pas edhe dëme të shumta materiale.

Në Pianoro, urgjenca e shkaktuar nga vala e motit të keq që goditi Emilia-Romagna vazhdon që nga mbrëmja e së shtunës dhe më keq se sa pritej. Këtë e tregojnë edhe pamjet e filmuara nga lart, me helikopterin e Njësisë së Zjarrfikëses, ku fusha dhe shtëpi të tera ndodhej nën ujë.

“Ne po bëjmë një bilanc për të koordinuar veprimet që kanë vazhduar gjatë gjithë natës, me mbështetjen maksimale nga pjesë e të gjithëve, por forcat tona nuk janë as nga distanca të mjaftueshme”, tha për ANSA kryebashkiaku Luca Vecchiettini.

Uji raportohet se ka pushtuar goditur edhe një familje, duke vënë përpara dy vëllezër, njëri prej të cilëve fatkeqësisht nu kia doli dot të mbijetonte.

Ora 10:02
VIDEOLAJM/ Përmbytjet në Bolonja, fansat e këngëtarit të njohur italian ‘bllokohen’ në koncert

Për shkak të përmbytjeve në Bolonja, fansat e këngëtarit Umberto Tozzit qëndruan për të paktën dy orë ambientet e Unipol Arena ku po zhvillohej koncerti.

Për shkak të gjendjes së emergjencës, Perfektura e Bolonjës dhe Komuna e Casalecchios vendosën që t’i mbajnë fansat në ambientet e brendshme të Unipol Arena për arsye sigurie dhe me qëllim që rrugët të mos mbusheshin me makina për të parandaluar ndonjë situatë të rrezikshme.

Kryebashkiaku i Casalecchio, Matteo Ruggeri doli në skenën e koncertit për t'i shpjeguar publikut arsyet e vendimit dhe u kërkoi atyre që të qëndrojnë të qetë.

Ora 07:37
VIDEOLAJM/ Rrugët si lumenj nga përmbytjet në Catania, momenti kur një grua shpëton motoristin që po tërhiqej zvarrë nga rryma

Rrugët e Catanias janë kthyer si lumenj për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq.

Në këtë video shihet momenti kur një motoçiklist po tërhiqej zvarrë nga rryma në qendër të rrugës ‘Etnea’, ndërsa edhe mjeti i tij po ‘lundronte mbi ujë’.  

Por një kalimtare, arriti ta shpëtojë me guxim, duke e nxjerrë nga uji.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjynahet: 20/10/2024 19:41

    Gjynahi me Shqipërine! Bjeri prap ne qaf yllit te ri (yllriit) , vetem Zeusi nuk fal

    Përgjigju
  • gracjano: 20/10/2024 10:59

    Jetoj këtu në Itali është gjendje e rëndë natyra është e pa parashikueshme.... Habitem kur në Shqipëri ndodhin fenomene të tilla njerëzit thonë e ka fajin qeveria me sa duket aty qeveria i krijoka këto fenomene shkatërrues...po në Amerikë e gjekt që këto fenomene marin jetë njerëzish qeveria i krijon....o shqipëtar ju që nuk kuptoni jeni shpellarë...

    Përgjigju
    • ...: 20/10/2024 11:13

      Nuk dukesh fare si patronazhiste.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?