Kronikë

Moti i keq përfshin edhe qarkun e Elbasanit, dëbora zbardh pikën turistike të Fushë-Studës në Librazhd (VIDEO)

2 Tetor, 15:28| Përditesimi: 2 Tetor, 15:34

  • Share

Moti i keq ka përfshirë vendin tonë në 24 orët e fundit, ku nuk kanë munguar as reshjet e dëborës në disa zona malore si në Kukës dhe në bjeshkët e Mirditës.

Por duket se reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe pikën turistike të Fushë-Studes në Librazhd.

Report Tv sjell pamjet nga Fushë-Studen, ku natyra duket si në mes të dhjetorit, ndonëse kalendari shënon ende 2 tetor.

Ndërsa për momentin nuk janë raportuar probleme në zonë.


Lajmi kryesor:

Moti i keq, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Bora e parë në vend, zbardhen malet në veri! Në Gjallicë arrin deri në 20 cm (VIDEO)


A.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?