Reshjet e shiut që "pushtuan" vendin mbrëmjen e djeshme kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë kryesore të Durrësit dhe të Lezhës. Ndërsa lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke rrezikuar fshatin Murqinë.
Ky fshat është hera e dytë që mbulohet nga uji brenda 3 ditëve që shkak se lumi Ishëm ka dalë nga shtrati. Klodian Laska, përgjegjësi i bordit të Kullimit për Krujën i kontaktuar nga Report Tv tha se problemi qëndron tek mbeturinat që sjellin lumenjte.
I pyetur për shqetësimin e banorëve të fshatit Murqinë se kanalet kulluese nuk janë pastruar prej vitesh, Laskaj tha se "nuk është e vërtetë, pasi kanalet e këtij fshati janë pastruar më shumë se kudo tjetër në Fushë-Krujë". Sipas tij problemi qëndron tek fryrja e lumit dhe jo tek kanalet kulluese. Pavarësisht se ka prezence të madhe uji në arat dhe rrugët e fshatit, askush nuk u ka shkuar në ndihmë banorëve. Kamera e "Report Tv" sjell pamjet të situatës së rënduar në fshatin Murqinë të njësisë Bubq, ku asnjë institucion nuk i është përgjigjur thirrjes për ndihmë të banorëve.
E njëjta panoramë paraqitet edhe në lagjen "Besëlidhja" në Lezhë e cila përmbytet sa herë që bie shi. Shkak është bërë mospastrimi i kanalizimeve, një problematikë e cila nuk ka gjendur ende një zgjidhje.
Edhe rrugët e qytetit të Durrësit janë mbuluar nga uji si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që ranë mbrëmjen e djeshme.
Që prej ditës së djeshme në qarkun e Kukësit, nuk janë ndërprerë reshjet e shiut. Intensiteti i tyre më i lartë ishte pas orës 21:00 e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm duke sjellë mjaft probleme e kryesisht në infrastrukturën rrugore. Në segmentet problematike pati rrëshqitje të dherave e gurëve që sollën vështirësi për qarkullimin e mjeteve.
Në Tropojë ka rrëshqitje të një pjese rruge afër urës së Balishajës në fshatin Kojel të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër. Kjo urë i shërben fshatrave Shumicë e Ahmataj. Janë dërguar makineri për të pastrimin e tyre nga gurët dhe dherat. Rrugët bashkiake në shkallë qarku janë të qarkullushme normalisht. Probleme janë krijuar edhe në rrugët e brendshme në qytetin e Kukësit.
Si pasoje e amortizimit të tyre dhe mosfunksionimit si duhet të rrjetit kullues janë krijuar pellgje me ujë në shumë rrugë të brendshme e hyrje pallatesh. Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës. Prej ditësh qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut ndërkohë që lartësitë prej 2000 metër mbi nivelin e detit ka patur edhe reshje bore. Reshjet e shiut kanë një efekt pozitiv për të mbjellat vjeshtore por njëkohësisht për të rritur edhe nivelin e lumejnve dhe liqejve. Liqeni i Fierzës ndodhet po i afrohet kuotës maksimale. Niveli i ujit në Hecin e Fierzës arriti në 274 metër ndërkohë që prurjet e ujit janë mbi 200m kub në sekondë. HECI i Fierzës aktualisht po punon me një turbinë. Reshjet kanë dhënë efekt në përmisimin e furnizmit me ujët të qytetit të Kukësit. Orari i furnizmit është zgjatur deri në 3-4 orë më shumë si pasojë e shtimit të prurjeve në ujësjelles.
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjate natës së kaluar, kanë krijuar probleme në disa zona të Kurbinit. Kanali i ujërave ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa banesa dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore, kryesisht në fshatin Gjorm.
Uji ka vërshuar në mënyre të menjëhershme, duke krijuar frikë dhe panik tek banorët të cilët janë detyruar të dalin nga banesat. Uji është futur në ambientet e brendshme të një banese duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Banoret thonë se situata të ngjashme përsëriten sa here ka reshje të dendura shiu, për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese, pasi ndërhyrjet kanë qenë sipërfaqësore.
Probleme janë krijuar dhe në fshatin Zheje ku disa familje janë të përmbytura dhe të izoluar në banesa. Ndërkohe që ende nuk të dhëna mbi pasojat që kanë sjellë reshjet e dendura si dhe numrin e banesave dhe të sipërfaqes së tokës bujqësore që ndodhet nën ujë.
Problemet me kanalizimet shkaktojnë pëmbytje në disa rrugë në Durrës, pas shirave të rrëmbyeshëm.
Kjo panoramë e sjellë nga Report tv është te pallati i sportit Ramazan Njala, pas një nate të gjatë me shi të dendur.
Probleme ka pasur edhe te kryqëzimi i rrugëve te stadiumi i futbollit Niko Dovana si dhe te rruga përbri shëtitores Taulantia.
Kanalizimet janë problem edhe në 3 akse si dhe në pjesën fundore të ish-kënetës.
Shiu i ditëve të fundit ka sjellë përmbytje edhe në disa zona të tjera të vendit. Jo vetëm kaq por ka pasur edhe probleme me energjinë elektrike.
Reshjet e dendura të shiut që shoqëruan rajonin e Lezhës mbrëmjen e së enjtes krijuan probleme në disa zona. Vërshimi i menjëhershëm i ujërave solli përmbytjen e disa rrugëve, bllokut të banimit 11 janari në lagjen "Besëlidhja".
Niveli i ujit arrit disa centimetra duke bllokuar hyrjet e pallateve, çka solli vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, ndërsa probleme pati edhe në disa zona në periferi të qytetit.
Me rënien e intensitetit të reshjeve uji nisi të tërhiqet nga zonat ku u krijuan probleme, por duke lënë pas inerte te shumta. Kjo situatë krijohet sa here ka reshje të dendura shiu, pasi sistemi i kanalizimeve nuk përballon prurje të shumta, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe e të sjellë përmbytje.
Pa e marrë ende veten nga përmbytja e tre ditëve më parë, banorët në fshatin Murniqë janë mbuluar sërish nga uji. Reshjet e dendura të shiut që "pushtuan" vendin mbrëmjen e djeshme ka sjellë pasoja të mëdha për banorët, pasi lumi Ishëm doli sërish nga shtrati.
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore të mbuluara nga uji dhe lagjja fundore e fshatit Murqinë e izoluar nga uji pasi rruga është e kalueshme vetëm nga mjetet e lara.
"Unë jam banor i fshatit, sa herë bie shi, kemi përmbytje, na është bllokuar rruga, ka 30 vjet që nuk bëhet asnjë punë, të vijnë ta shohin vetë. Bordi i Kullimit vetëm na pyet, a është mbytur nje , kaq duan të dinë, për tjetër gjë nuk duan ta dinë. Jemi ankuar, na kanë mbetur prodhimet pa marrë. Misri i vjetshëm është akoma në këmbë, jemi bllokuar nga uji për pak ujë. Ka nja 8 vjet që nuk pastrohen kanalet", tha një banor.
"Ne kemi problem përmbytjen çdo vit, sa herë bie shi, po ra shi hajdeni merrni kamerat dhe shikoni që ne jemi në ujë. Dy makinave u kishte hyrë uji në motor, prodhimet, jonxhet, i mbjellim si korrim, kanalet nuk janë pastruar, ndoshta meqë jemi para zgjedhjeve ndoshta do vijnë", tha një tjetër.
Edhe pse para tre ditësh kjo zonë u përmbyt, asnjë masë nuk u mor për pastrimin e kanaleve nga ana e bordit të kullimit të Bashkisë së Krujës dhe gjendja vijon të përsëritet sa herë që ka reshje. Kanalet e papastruara janë shkaku kryesor i përmbytjeve dhe sërish nuk ka ende një zgjidhje. Klodian Laska, përgjegjësi i bordit të Kullimit për Krujën pranoi problemin, por nuk ofroi një zgjidhje konkrete.
"Po kemi probleme sa herë ka reshje të dendura. Zona më e përmbytur është fshati Murqinë, njësia administrative Bubq. Janë përmbytur toka bujqësore, dhe është e izoluar lagjja e Bregut. Nuk ka banesa të përmbytura, por rruga e kësaj lagjeje. Nga ora 07:00 e deri më tani ka reshje dhe po bie niveli i ujit. Problemet i sjellin lumenjtë Ishëm dhe Gjolaj. Lumenjtë janë të fryrë, nuk shkarkojnë për shkak te mbeturinave të shumta dhe degradimit, që nga vitet '90 nuk është bërë ndërhyrje në këto lumenj. Ne kemi raportuar për çdo situatë në Drejtorinë Rajonale të Bordit të Kullimit në Durrës", tha Klodian Laska.
Ah shtet i vdek i ngordhur , o pocaqi sa te lyre jeni , zvarranika . Dilni Edhe ne tv me shifra stratosfer , populli ku therret qameti ! Kollovaret e vajzave Ja u marshin sic Ja u marin anej nga blloku ;) e djemt mallista ju bofshin .
PërgjigjuI keni bllokuar pusetat me pislleqe dhe ndertime pa leje,,prandaj jeni ne kete gjendje,,,dhe kete kulture te poshter e keni sjelle dhe ne tirane,,me ndertimet pa leje...
PërgjigjuPerfundimisht skemi asnji lloj institucioni qe funksjonon. Lumenjte dalin nga shtrati me 20min shi, sepse kurre sjane pastruar duke u bere drenimi i shtratit dhe kurre nuk eshte ndertuar argjinature mbrojtese. Permbyten qytetet sepse kanalet nentokesore mbledhese kane tubacione qesharake, per mos thene qe jane tubacione shkarkimi si ato te pallateve. Ne vend qe te projektojme rruge me standarte apo kanalizime te pranueshme, bashkite tona shpenzojne leke per mjete private, konferenca, seminare, dreka darka dhe budalliqe te tilla. Erzeni ne zonen e shijakut del nga shtrati cdo sezon, gje qe nuk ndodhte para viteve 90 sepse u drenonte shtrati. Durresi permbytet po ne tnjejtat vende sepse kurre nuk eshte investuar per tubacione te denja per nji qytet ne zhvillim dhe kanalet kulluese ne zonen e ish-kenetes kurre sjane pastruar. Ne vend qe te projektojme sisteme te mirfillta shkarkimi, bashkite investojne me shifra te frikshme blerjen e pemeve dekorative a thua se jemi shtet diku ne europen qendrore, dhe trendi i fundit qe kane shpikur jane korsite e bicikletave a thua qe kemi zgjidhur cdo problem trafiku apo levizjeje brenda qyteteve
Përgjigju