Që prej ditës së djeshme në qarkun e Kukësit, nuk janë ndërprerë reshjet e shiut. Intensiteti i tyre më i lartë ishte pas orës 21:00 e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm duke sjellë mjaft probleme e kryesisht në infrastrukturën rrugore. Në segmentet problematike pati rrëshqitje të dherave e gurëve që sollën vështirësi për qarkullimin e mjeteve.
Në Tropojë ka rrëshqitje të një pjese rruge afër urës së Balishajës në fshatin Kojel të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër. Kjo urë i shërben fshatrave Shumicë e Ahmataj. Janë dërguar makineri për të pastrimin e tyre nga gurët dhe dherat. Rrugët bashkiake në shkallë qarku janë të qarkullushme normalisht. Probleme janë krijuar edhe në rrugët e brendshme në qytetin e Kukësit.
Si pasoje e amortizimit të tyre dhe mosfunksionimit si duhet të rrjetit kullues janë krijuar pellgje me ujë në shumë rrugë të brendshme e hyrje pallatesh. Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës. Prej ditësh qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut ndërkohë që lartësitë prej 2000 metër mbi nivelin e detit ka patur edhe reshje bore. Reshjet e shiut kanë një efekt pozitiv për të mbjellat vjeshtore por njëkohësisht për të rritur edhe nivelin e lumejnve dhe liqejve. Liqeni i Fierzës ndodhet po i afrohet kuotës maksimale. Niveli i ujit në Hecin e Fierzës arriti në 274 metër ndërkohë që prurjet e ujit janë mbi 200m kub në sekondë. HECI i Fierzës aktualisht po punon me një turbinë. Reshjet kanë dhënë efekt në përmisimin e furnizmit me ujët të qytetit të Kukësit. Orari i furnizmit është zgjatur deri në 3-4 orë më shumë si pasojë e shtimit të prurjeve në ujësjelles.
Lajmi kryesor: