Moti i keq me reshje shiudhe ere ka përfshirë edhe Lezhën, duke sjell pezullim të përkohshem të lundrimit detar në Portin e Shëngjinit. Autoritetet portuale njoftojnë se qe prej ores 6:00 të mëngjesit të 23 marsit, erërat e forta dhe dallgët e larta e bëjnë të rrezikshme lundrimin për anijet dhe mjetet e vogla detare.
Në këtë situatë, kapiteneria e portit ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të hyrje-daljeve të anijeve, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë lundërtarëve dhe peshkatarëve të shmangin daljen në det deri në një njoftim të dytë, duke ruajtur sigurinë e tyre dhe të mjeteve lundruese.
Pritet që situata të vlerësohet në vijimësi dhe lundrimi detar në Shengjin të rifillojë sapo kushtet e motit të stabilizohen.
Ndërkohë nga moti keq me reshje shiu nuk raportohet për problematika të tjera në Qarkun e Lezhës, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshem nga strukturat e Mbrojtjes Civile në të tre bashkitë e këtij qarku, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.
Lajmi kryesor:
Sot deti nën pushtetin e erës e dallgëve, anulohet lundrimi i anijeve Vlorë- Brindizi -Vlorë e Durrës - Bari - Durrës! Ndalohen dhe mjetet e peshkimit deri më 25 mars
S.G/r.k./ReportTv.al
