Kronikë

Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit sot dhe nesër në Vlorë

7 Tetor 2021, 10:11| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 13:13

  • Share

Moti i keq ka përfshirë vendin që prej orëve të natës së mbrëmshme, ku për pasojë është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit ditën e sotme dhe të nesërme.

Era  e fortë në qytetin bregdetare ka bërë që deti të jetë i trazuar me dallgë të larta, që mund të rrezikojnë jetën e peshkatarëve apo të personave që lundrojnë me mjete të vogla. Kapiteneria Vlorë njofton se ata do të lejohen të lundrojnë ditën e nesërme pas orë 22:00.

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë thuajse të gjithë territorin, ndërsa e njëjta situatë meteorologjike pritet të vijojë edh enë orët në vazhdim.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?