Foto ilustruese

Kronikë

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i anijeve të vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë

3 Dhjetor 2020, 13:49| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 14:02

  • Share

TIRANË- Për shkak të shirave dhe erës së dendur, kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Pezullimi do të zgjasë deri ditën e nesërme, 4 dhjetor në orën 18:00, ku sipas tytë pritet të ketë një përmirësim të motit.

"Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 5-6bft brenda gjirit të Vlorës;

Era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft jashtë.Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë në datën 04.12.2020 mbas orës 18:00.

Janë pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit", njofton kapiteneria.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?