Moti i keq në vend, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë dhe Durrës! Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në lagjet e Lezhës, bllokohen 4 familje

10 Mars 2023, 11:55| Përditesimi: 10 Mars 2023, 22:50

  • Share

Moti i keq ka shkaktuar problematika në disa qytete të vendit. Si pasojë e erës së fortë në portin e Durrësit dhe të Vlorës është pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit. Tragetet kanë vijuar lundrimet e tyre sipas linjave përkatëse. 

"Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datës 10 Mars 2023 duke filluar nga ora 10.00 datë 10.03.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.  Ne baze te kësaj situate pezullohet ne Vlorë lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Vijon lundrimi për tragetin Vlorë-Brindisi.'- njofton agjencia portuale në Vlorë.

Erërat e forta dhe deti dallgëzimi prej 6-7 ballësh i forcës detare në Durrës, ka detyruar sektorin e peshkimit të pezullojë përkohësisht gjuetinë në det të hapur në pritje të përmirësimit të motit.

Probleme nga moti i keq janë shkaktuar edhe nga reshjet e dendura të shiut në qytetin e Lezhës ku janë përmbytur disa lagje, duke bërë që të krijohet vështirësi për qarkullimin e makinave në rrugët e mbuluara nga uji. Për pasojë, mësohet se janë bllokuar edhe 4 familje. 

 

Ora 22:42
Probleme me furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme për banorët e Durrësit! Shkak defekti teknik i tubacionit kryesor

Shoqëria Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve Durrës, ka njoftuar abonentët se për shkak të një defekt

Ujsëjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar qytetarët se për shkak të një defekti të ndodhur në stacionin e pompave në Fushë-Kuqe mund të ketë probleme në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Një noftim bëhet me dije se për shkak të motit të keq ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike dhe për pasojë tubacioni kryesor ka pësuar një dënim të rëndë.

Ekipet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për riparimin e defektit.

Ora 21:08
Moti i keq në Lezhë, bllokohen 4 familje nga prezenca e ujit

1678479138_Screenshot1.jpg

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme dhe në lagjen Skënderbeg të qytetit të Lezhës. 4 familje pranë urës së vjetër janë bllokuar nga prezenca e ujit që ka shkuar në disa cm, që rrezikon të hyjë dhe në banesa.

Prej disa orësh, i gjithe rajoni i Lezhës është përfshirë nga stuhi shiu, ku problematikat më të mëdha janë krijuar në qytet.

Ora 18:54
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në disa lagje të Lezhës

 

Reshjet e dendura te shiut me intensitet të lartë kanë krijuar probleme në Lezhë. Vërshimi i ujërave solli përmbytje në blloqet e banimit 11 janari dhe 11.2 hektare te lagjes “Besëlidhja”.

Niveli u ujit arriti deri ne 30 cm duke bllokuar hyrjen e disa pallateve, si dhe u krijua veshtiresi l lëvizje për këmbësoret dhe automjetet ne keto blloqe banimi.

Situata e krijuar vuri menjëhere në levizje Drejtorinë e Shërbimeve Publike ne Bashkinë Lezhë. Punëtoret e sherbimeve ndërhyn në largimin e inerteve nga pusetat me qëllim evadimin  e shpejtë të ujërave.

Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.Ky problem pritet të marrë zgjidhje me zbatimin e projektit të kanalizimeve të ujerave të bardh dhe të zeza, Investim që pritet të nisë se shpejti më financim te KFW-së Gjermane.

Ora 16:35
Moti i keq përfshin Durrësin, pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit

1678462808_porti.JPG

Moti i keq me reshje të shumta shiu dhe erëra të forta ka përfshirë qytetin e Durrësit ditën e sotme. Për pasojë është pezulluar lundrimi i anijeve të peshkimit. 

Erërat e forta dhe deti dallgëzimi prej 6-7 ballë i forcës detare, ka detyruar sektorin e peshkimit të pezullojë përkohësisht gjuetinë në det të hapur në pritje të përmirësimit të motit.

Edhe mjetet e tjera lundruese të tonazhit të vogël përfshirë dhe ato turistike kanë shmangur lundrimet Adriatik. Anijet e peshkimit janë ankoruar në kalatat e portit të peshkimit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?