Vlorë

Sociale

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë! Tragetet do të operojnë normalisht sipas destinacioneve

21 Maj, 12:37| Përditesimi: 21 Maj, 12:41

  • Share

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe nesër (21 dhe 22 maj).

Sipas një njoftimi zyrtar anijet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit nuk do të lejohen të lundrojnë. Ndërkohë bëhet me dije se do të vazhdojnë të operojnë normalisht tragetet sipas destinacioneve të tyre përkatëse.

Një përmirësim i kushteve atmosferike pritet nesër pas orës 6:00 të mëngjesit.

Njoftimi i plotë

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21-22.05.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 21.05.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. 

1. ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TË PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 10:30 DATË 21.05.2025.

2. TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

4. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 22.05.2025.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?