Moti i keq, pezullohet lundrimi për tragetet Vlorë-Brindisi si dhe Durrës - Bari në të dyja drejtimet (VIDEO)

1 Dhjetor 2023, 09:18| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 16:15

  • Share

Lundrimi për tragetet e linjës Vlorë- Brindisi është pezulluar prej mëngjesit të ditës së sotme (1 dhjetor), deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Drejtoria e Përgjithshme detare, u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre me qëllim parandalimin e incidenteve detare gjatë datave 1 dhe 2.

Po ashtu trageti i linjës Durrës-Bari-Durrës, do të pezullohen në të dyja drejtimet. Anijet e linjës Sarande-Korfuz-Sarande operojnë normalisht.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?